• e martë, 24 mars 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/5 mars/2026

Shkup  - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se nuk dëshiron të komentojë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndëpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rritjes lineare të pensioneve, sipas të cilit ajo mbetet në fuqi, por theksoi se megjithëse vendimet e Gjykatës ndonjëherë janë dhe ndonjëherë jo në përputhje me politikat e Qeverisë, ato duhet të respektohen dhe të zbatohen. Për fat të mirë, thotë ai, këtë herë vendimi është në favor të pensionistëve. a i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kam thënë shumë herë se nuk do t'i komentoj ato. Natyrisht, ndonjëherë ato vendime janë në përputhje me politikat tuaja, ndonjëherë nuk janë në përputhje me politikat tuaja, por vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohen dhe të zbatohen", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas një vizite në kompanisë "Aktiva" në Shtip.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot hapi mbledhjen e Bordit Strategjik të Koordinimit të projektit "Mbështetje për Integrimin Evropian të Maqedonisë së Veriut", e cila u mbajt në Ministrinë për Çështje Evropiane. Siç njoftoi MÇE, në takim morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, përfaqësues të Bashkimit Evropian, si dhe partnerë nga sistemi i Kombeve të Bashkuara, përfshirë Zyrën e KB-së për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Shkup - Në seancën në Kuvend me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas – "Të drejtat dhe mundësitë e grave - arritje dhe perspektiva", deputetet iu referuan dhe dërguan mesazhe të forta që institucionet të mos lejojnë më femicidet dhe të reagojnë ndaj raportimeve për dhunë në familje. Kuvendi nuk ka të drejtë të heshtë më, dhe Kuvendi ka përgjegjësi të barabartë, ishin disa nga mesazhet e përcjella nga deputetet. Në seancë foli edhe presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, dhe ishin të pranishëm edhe disa nga trupi diplomatik në vend. Presidentja theksoi se është e tmerrshme që çdo 8 Mars duhet të numërojmë viktima të reja, dhe pyeti se si është e mundur që institucionet të jenë imune ndaj sinjaleve paralajmëruese.

Shkup  - Komisioni parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve e ka mbajtur sot seancën e 55-të, në të cilën është diskutuar pika e vetme në rend të ditës, përkatësisht Propozim-ligji për Prokurorinë Publike në lexim të parë. Këtë herë, Komisioni e përqendroi diskutimin në çështjen e përcaktimit të nevojës për të miratuar zgjidhjen ligjore, përpara se ta shqyrtonte atë në lexim të dytë. Me shumicë votash, Komisioni arriti në përfundimin se zgjidhja ligjore është e pranueshme dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm. Votimit i parapriu një prezantim i vetë zgjidhjes ligjore, të cilën në emër të propozuesit e bëri zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban, i cili theksoi se ajo është pjesë e axhendës së reformës dhe proceseve në gjyqësor.

Shkup  - Dëshmitarët që ndodheshin në diskotekën "Puls" natën fatale kur shpërtheu zjarri, në të cilin humbën jetën 63 persona, dhe mbi 200 u lënduan, në seancën e sotme para Gjykatës dëshmuan për momentin e shpërthimit të zjarrit, por edhe për brendësinë e klubit, lëshimin e biletave dhe kontrollin në hyrje, deri te momenti kur shpërtheu zjarri dhe paniku për daljen nga diskoteka e mbushur plot dhe pasojat që ata i përjetojnë deri sot. Dëshmitari Kristian Kitanov, i cili ishte vizitor i rregullt në diskotekën "Puls" në Koçan, në deklaratën e tij në seancën e sotme në Gjykatë, tha se kishte shkuar në diskotekë edhe si i mitur dhe se askush nuk i kishte kërkuar letërnjoftim - "as si i mitur, as më vonë kur kam shkuar".

Shkup - Vasko Spasovski, përfaqësues dhe menaxher i rezervimeve të grupit muzikor DNK, dëshmoi sot para Gjykatës për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, duke pohuar se nga Denis Dautovski, ish-menaxheri i turneut të grupit, mësoi se ai ishte përgjegjës për aktivizimin e spërkatësve piroteknikë para se të nisej për në Gjermani, tre deri në katër muaj para tragjedisë. Dëshmitari deklaroi se ishte i listuar në llogarinë e Instagram-it të DNK si menaxher i marrëdhënieve me publikun dhe rezervimeve rreth tre deri në katër muaj para ngjarjes fatale, por se nuk pati kurrë asnjë bashkëpunim zyrtar me grupin. Ai theksoi se në një kuptim biznesi, roli i tij përfshinte vetëm organizimin e datave dhe dërgimin e materialeve promovuese, jo organizimin e vetë shfaqjeve.

Shkup  - Shtetasit e evakuuar të RMV-së nga Izraeli, të cilët po kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Egjiptit, pritet të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit rreth orës 20:00. Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, udhëtarët do të priten në aeroport nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski. Në zonat tjera të goditura nga konflikti ushtarak deri më sot 505 qytetarë të Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar Ambasadës në Abu Dabi, 31 persona në Kuvajt, 14 persona në Bahrejn dhe 141 persona në Doha. 

 Shtip  - U bëj thirrje të gjitha viktimave të dhunës në familje që të raportojnë të gjitha këto dhe t'i përmbahen raportit dhe të mos e tërheqin, sepse nëse raporti tërhiqet, atëherë qendrat për punë sociale dhe Ministria nuk mund të bëjnë asgjë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, i cili ishte për vizitë në Shtip, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në kontekstin e ngjarjes në Karposh të Shkupit.  "Vërtet një tragjedi. Më vjen keq që kjo ka ndodhur në të kaluarën, që po ndodh dhe supozoj se do të kemi ngjarje të tilla në të ardhmen. Por duhet ta zvogëlojmë këtë numër. Ne, si shtet dhe si qeveri, do të mbrojmë plotësisht viktimat e këtij lloji të sjelljes devijante. U kërkoj të gjitha atyre viktimave të sjelljes devijante të mos tërhiqen kur ta raportojnë", tha Mickoski.

 Shkup  - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, sot realizoi një takim me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në të cilin shkëmbyen mendime mbi zbatimin e politikës fiskale dhe monetare dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar. Takimi është pjesë e koordinimit të vazhdueshëm midis pushtetit fiskal dhe monetar, njoftuan nga Ministria e Financave. Ministrja u përqendrua në kornizën ligjore me të cilën rregullohet puna e sistemit financiar, duke theksuar se është e rëndësishme të ruhet stabiliteti i tij, ndërsa guvernatori, nga ana e tij, theksoi në masat e ndërmarra nga pushteti monetar.

 Londër  - Kryeministri britanik Kir Starmer sot deklaroi se Britania e Madhe  po dërgon katër aeroplanë luftarakë shtesë "Tajfun" për t'u bashkuar me skuadronin britanik në Katar. Helikopterët "Vajldket" me kapacitete kundër dronëve do të mbërrijnë nesër në Qipro, tha ai, dhe anija luftarake "HMS Dragon" po vendoset në Mesdhe. Starmeri shtoi se Britania e Madhe i ka lejuar ShBA-së të përdorë bazat britanike "për të kryer operacione mbrojtëse".

QËNDRONI TË LIDHUR