• e hënë, 23 mars 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 20 mars/ 2026

Shkup - Besimtarët e besimit islam në vend, por edhe në mbarë botën, sot festojnë festën e Fitër Bajramit, i cili konsiderohet si një nga pesë shtyllat e Islamit dhe festë e pastrimit shpirtëror dhe fizik. Fitër Bajrami vjen pas një muaji agjërim, në të cilin përmbahen nga ushqimi dhe pijet nga agimi deri në muzg. Në të gjitha xhamitë sot falet namazi i Bajramit. 

Shkup - Pranvera në vend dhe në hemisferën veriore fillon sot në orën 15:46. Në të njëjtën kohë, vjeshta do të fillojë në hemisferën jugore të Tokës. Dita e parë e pranverës është e 79-ta e vitit dhe do të zgjasë 12 orë e 08 minuta. Dielli lindi në orën 5 e 37 minuta  dhe do të perëndojë në orën 17 e 46 minuta. 

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe myslimane - Fitër Bajrami, u dërgoi urim besimtarëve të besimit islam dhe kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reis-ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e festës së madhe myslimane - Ramazan Bajrami, u dërgoi një mesazh urimi besimtarëve të besimit islam me dëshira për shëndet të mirë, paqe, gëzim dhe mirëqenie.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, përmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk, ua uroi festën e madhe të Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve të besimit islam. "Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve të besimit islam! Në këto ditë të shenjta, kur muaji i agjërimit, durimit dhe përkushtimit shpirtëror po mbaron, le të kujtojmë vlerat e vërteta që na bashkojnë si njerëz, respektin, solidaritetin, humanizmin dhe kujdesin për të tjerët. Kjo festë na mëson se forca e një shoqërie matet me sa të gatshëm jemi për të dhënë një dorë, për të ndihmuar dhe për të treguar mirëkuptim, thuhet në urimin e kryeministrit Mickoski.

Shkup - Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, me rastin e festës së Fitër Bajramit, përcolli urimet e tij për të gjithë qytetarët, duke dëshiruar shëndet, paqe dhe begati në çdo familje.Ai theksoi se kjo festë vjen pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi, si një moment me vlerë të veçantë shpirtërore dhe shoqërore.

Shkup- Në Bashkimin Evropian vitin e kaluar, 47,3 përqind e energjisë elektrike të prodhuar gjithsej është nga burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE), e Maqedonia po i afrohet kësaj mesatareje, ndoshta edhe po e tejkalon atë.

Shkup – Nën moton „25 vjet luftë, përkushtim, solidaritet dhe shpresë“, sot në Shkup do të mbahet konferencë me temë „Njeriu bashkëkohor dhe diabeti – kontroll, cilësi dhe dinjitet“, e organizuar nga Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë.

Shkup– Jetëgjatësia e pritur gjatë lindjes në Bashkimi Evropian është 81,5 vjet, ndërsa në Maqedoninë e Veriut është 76,6 vjet. Kjo shifër ndryshon nga rajoni në rajon, kështu që jetëgjatësia më e lartë e pritur është në rajonin spanjoll Komunidad de Madrid, me 85,7 vjet, ndërsa më e ulëta është në rajonin Veri-Perëndimor në Bullgari, me 73,9 vjet.

Shkup - Situata e sigurisë në vend është e qëndrueshme, por institucionet po i ndjekin nga afër zhvillimet globale dhe ndikimin e tyre të mundshëm në ekonomi, deklaroi ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Në një paraqitje në emisionin “Click Plus” të TV21, Misajlovski theksoi se shërbimet kompetente po e analizojnë vazhdimisht situatën dhe po përgatisin raporte mbi rreziqet e sigurisë.

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot do ta vizitojë komunën e Rosomanit.

Bruksel - Liderët evropianë kërkuan rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe një moratorium për sulmet ndaj infrastrukturës ujore dhe energjetike në Lindjen e Mesme gjatë takimit të tyre të mbrëmshëm në Bruksel, në të cilin diskutuan edhe rritjen e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga lufta, njoftuan agjencitë botërore.

Bruksel - Askush nuk mund t'i shantazhojë institucionet e BE-së, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit të liderëve evropianë në Bruksel, në të cilin Hungaria konfirmoi se e ruan të drejtën e vetos ndaj vendimeve që lidhen me kredinë për Ukrainën, negociatat e anëtarësimit me Kievin dhe vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë.

Kuvajt - Kuvajti sot kumtoi se rafineria për naftë Mina al-Ahmadi përsëri ka qenë e sulmuar nga dronë iranianë, duke shkaktuar zjarre në disa objekte të saj, njoftojnë agjencitë botërore. Fabrika u sulmua edhe dje, që po ashtu shkaktoi zjarre. Kuvajti kumtoi se zjarrfikësit sot tentojnë t'i lokalizojnë zjarret dhe se nuk ka pasur viktima.

Jerusalem - Izraeli sot filloi valë të re ndaj Iranit, një ditë pasi presidenti amerikan Donald Tramp e porositi të mos i përsëris sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, që solli deri në eskalimin e luftës amerikano-izraelite kundër Iranit.

QËNDRONI TË LIDHUR