• e martë, 24 mars 2026
MIA Flesh

15:00 / 23 mars / 2026

Shkup - Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka dërguar paralajmërim deri tek institucionet shëndetësore publike që kanë aparatura për rezonancë magnetike të kontrollojnë se sa helium kanë, pasi çmimet e këtij gazi janë rritur pas luftës në Iran. Këtë sot e theksoi drejtori i FSSH-së, Sashko Klekovski. Dërguam paralajmërim deri tek institucionet shëndetësore publike që kanë rezonancë magnetike për të kontrolluar gjendjen e aparaturave të tyre dhe gjendjen e heliumit, pasi heliumi është një nga lëndët e para që është prekur nga lufta në Iran. Dhe çmimet tashmë janë rritur për 30 për qind në tregun evropian. Pa helium nuk mund të punon rezonanca magnetike. Janë paralajmëruar të vazhdojnë me kontrollet", tha Klekovski.

Shkup - Fondi për Sigurim Shëndetësor me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në gjysmën e dytë të të vitit 2025 ka kryer kontrolle të detajuara të pushimeve mjekësore të të punësuarve MPB, me të cilën janë përfshirë 80 persona të siguruar me 514 pushime mjekësore. Është vërtetuar se tek 29 persona prej tyre, ka parregullsi në dhënien e pushimeve (rreth 37 për qind), gjagjësisht rreth 100 pushime mjekësore nga gjithsej 514 janë të parregullta (rreth 20 për qind). Këtë sot e theksoi drejtori i përgjithshëm i FSSH, Sasho Klekovski, i cili tha se janë kontrolluar 105 institucione private shëndetësore, kryesisht ordinanca të mjekësisë së përgjithshe (98), si dhe disa në gjinekologji dhe obsterikë (katër) dhe stomatologji (tre). Parregullsi janë konstatuar tek 29 institucione shëndetësore (27 nga mjekësia e përgjithshme dhe dy nga gjinekologjia), në të cilat janë lëshuar këto 100 pushime të parregullta mjekësore. Janë kontrolluar edhe komisionet mjekësore të shkallës së parë dhe të dytë për sëmundjet e gjata.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ne maj ose qershor, kur planifikohet rikonstruimi i Qeverisë, do të dihet nëse dhe cili ministër do të largohet nga një ministri e caktuar apo do të kalojë në një tjetër. "Ne kemi marrëveshje në parim si partnerë koalicioni në Qeveri, të tre strukturat politike, përkatësisht koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni "VLEN" dhe partia politike ZNAM. Paralajmëruam se në maj ose qershor do të kemi një rikonstruksion brenda vetë Qeverisë dhe sigurisht shumë nga çështjet gjatë dhe para rikonstruksionit do të vihen në tryezë dhe do t'i diskutojmë", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse ministri Fatmir Limani do të shkarkohet pas publikimit të fotografisë së tij me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. 

Shkup - Komisioni parlamentar për kulturë dhe turizëm sot shqyrtoi propozim-programin për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në vitin 2026 dhe miratoi një vendim me të cilin i propozon Kuvendit ta miratojë. Sipas programit të miratuar nga Komisioni amë, këtë vit do të shënohen 94 jubile. Programin e përgatiti një grup pune prej nëntë deputetësh: Velika Stojkova-Serafimovska, Pavle Arsoski, Dijana Toska, Sanja Lukarevska, Dragan Nedelkoviq, Bejxhan Iljaz, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Sali Murati dhe Valbona Adili.

Shkup - Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, sot nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e një poliklinike të re në territorin e komunës, informuan nga vetëqeverisja lokale. Institucioni i ri shëndetësor do të ndërtohet në vendndodhjen e klinikës së vjetër ambulatore ekzistuese dhe do të ofrojë shërbime shëndetësore të zgjeruara dhe bashkëkohore për banorët e komunës.

Shkup – Paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në janar të këtij viti ishte 46.617 denarë, e cila është më e lartë për 8,3 për qind në krahasim me janarin e vitit 2025, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbështetëse për 12.9 për qind, Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave për 11.1 për qind dhe Industria përpunuese për 10.5 për qind.

Shkup - Gjatë fundjavës së zgjatur (20/21/22.03.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta në komunikacion të cilat i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 1699 urdhërpagesa të lëshuara, 476 kundërvajtje i referohen drejtuesve të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.  Janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit 60 persona, prej të cilëve 11 për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 17 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë për shkak të ndalimit të shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit dhe një për vozitje në drejtim të ndaluar.

Tetovë - Kursimi ditor i qytetarëve me masën qeveritare për derivatet është mbi 200 000 euro, ndërsa në javë pritet të jetë 1,5 milion euro. Siç tha sot kryeministri Hristian Mickoski, gjendja po ndiqet m shumë kujdes, ka edhe disa masa, paraprijnë sfida, por qytetarët dhe biznesi duhet të jenë të qetë. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Mickoski përmendi se në Maqedoni për momentin ka çmim bindshëm më të ulët të dizelit dhe derivatit pa plumb krahasuar me cilin do vend në rajon, ndërsa konsumi është rritur për rreth 150 000 litra në ditë. Sipas kryeministrit, shumë qytetarë nga shtetet fqinje mbushin derivate në pompat tona të benzinës. Më pas, presioni është më i madh në kufirin perëndimor (Ohër, Strugë, Dibër), jugor (Manastir, Gjevgjeli) dhe verior (Kumanovë).

Bruksel - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në Bruksel pati takim me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të punës për zgjerim pranë Këshillit të Bashkimit Evropian (KOELA). "Eurointegrimet mbeten në fokus - ditë e përmbushur me agjendë dinamike në Bruksel. E riafirmova përkushtimin e Qeverisë ndaj rrugës evropiane, me fokus në dërgimin e rezultateve konkrete reformuese për përmirësim të jetës së qytetarëve dhe harmonizimit të mëtutjeshëm me standardet e BE-së", kumtoi Mucunski në Fejsbuk.

Budapest - Kryeministri hungarez, Viktor Orban e dënoi sot "përgjimin e një anëtari të qeverisë". Dënimi i tij vjen pasi gazeta "Uashington Post" dy ditë më parë publikoi se ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijaro i përcjellte informacione Rusisë nga Bashkimi Evropian. Përgjimi i një anëtari të qeverisë është një sulm serioz ndaj Hungarisë, publikoi Orban në Fejsbuk, duke shtuar se e ka angazhuar ministrin e Drejtësis ta hetojë rastin. Uashington Post, duke cituar përfaqësues aktualë dhe ish-përfaqësues evropianë të sigurisë, publikoi se Sijarto gjatë pauzës së takimeve të Këshillit të BE-së, përmes telefonit e ka informuar ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavror se për çfarë është diskutuar dhe për zgjidhjet e mundshme. Megjithatë, gazeta nuk theksoi nëse Sijarto është përgjuar.

Moskë - Përfaqësuesi special i presidentit rus për investime dhe bashkëpunim ekonomik me vendet e huaja dhe drejtori i Fondit rus për investime të drejtpërdrejta, Kirill Dmitriev, deklaroi se Bashkimi Evropian ndodhet "në fund të radhës" kur bëhet fjalë për energjentët rusë. "BE-ja është në fund të radhës", shkroi Kirill Dmitriev në platformën X. Ai shprehu se ka një ide të qartë për skenarin sipas të cilit do të zhvillohet kriza energjetike në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, duke iu përgjigjur një komenti të një përdoruesi në rrjetin social.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se ka urdhëruar anulim të përkohshëm të të gjitha goditjeve ushtarake ndaj infrastrukturës iraniane energjetike për një periudhë prej pesë ditëve, pas, siç tha "shumë bisedave të mira dhe produktive" mes SHBA-së dhe Iranit për përfundim të plotë të armiqësisë në Lindjen e Mesme. Në postimin në rrjetin social Truth Social, Tramp theksoi se në dy ditët e kaluara janë mbajtur biseda "të detajuara, të shtrira dhe konstruktive", mes dy palëve, të cilët do të vazhdojnë gjatë javës.

QËNDRONI TË LIDHUR