• e enjte, 16 prill 2026
MIA Flesh

15:00/ 4 prill/ 2026

Shkup – Janë përmbushur kushtet që t’i ulim akcizat për dizelin për 4 denarë, ndërsa për benzinat për 2 denarë për litër, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoksi nga Komuna Ilinden dhe shtoi se për nesër në orën 11 tashmë është caktuar mbledhje e Qeverisë për miratimin e masave për mbrojtje nga shtrenjtimi i karburanteve.  “Bursa e naftës u mbyll të enjten për shkak të festave të Pashkëve dhe llogaritjet tona tregojnë se nafta duhej të shtrenjtohej me rreth 7 denarë, ndërsa benzina me 1,5 deri në dy denarë. Me ndryshimin e akcizave, supozoj se çmimi i naftës të hënën do të korrigjohet me rreth 3 denarë. Duke marrë parasysh që zbritja e dhënë nga Okta prej 3 denarësh për naftën po skadon ngadalë por me siguri, do të rinovojmë bisedimet me ta për të parë nëse do ta vazhdojnë zbritjen. Nëse e vazhdojnë më tej, nuk do të ketë rritje për naftën nga çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator i Energjisë. Për benzinën, kjo do të thotë se do të bëhet më e lirë me rreth gjysmë denari, dhe nëse Okta vazhdon zbritjen prej dy denarësh për litër, kjo do të thotë se do të kemi ulje tjetër prej 2,5 denarësh në çmimin e benzinës”, deklaroi Mickoski dhe shtoi se sigurisht që kjo do të reflektohet në Buxhet.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot kryeu mbikëqyrje në aktivitetet ndërtimore të ndërtesës së re shkollore në SHFK "Goce Dellçev" në lagjen Ilinden. Me këtë rast i përgëzoi të gjitha institucionet për përfshirjen në rritjen e kapacitetit të këtij objekti edukativ - arsimor, përkatësisht të kësaj shkolle fillore, projekt që, theksoi ai, do të thotë shumë për Komunën e Ilindenit. "T’i uroj kryetarit të komunës, ministres së arsimit, këshilltarëve që e mbështesin punën e kryetarit, administratës në Komunën e Ilindenit, sepse Komuna e Ilindenit po transformohet, po ndërtohet dhe kjo është një gjë e mirë, e shkëlqyeshme, sepse siç tha edhe kryetari në deklaratën e tij, komplimentet më të mëdha vijnë nga mbështetja që puna e tij dhe puna e ekipit të tij marrin nga qytetarët. Të falënderoj edhe deputeten që vjen nga Komuna e Ilindenit, e cila lufton për çdo projekt shtesë për Komunën e Ilindenit", tha kryeministri i cili ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. 

Shkup - Ministrja Vesna Janevska njoftoi se të gjitha vërejtjet e arsyetuara që do të jepen për ligjin e ri për arsim të lartë do të merren në konsideratë para se të mbyllet dhe të lëshohet në procedurë qeveritare, njëjtë siç, tha ajo, janë pranuar komentet konstruktive në periudhën e kaluar. Me të, ajo beson se do të vendoset rend në arsimin e lartë dhe do të eliminohen të gjitha parregullsitë, duke përmendur pranim në një nga institucionet e mbyllura arsimore që ishte regjistruar si bastore dhe punonte me dy dyshekë dhe dy karrige. “Të hënën, ligji do të mbyllet dhe do të dorëzohet në procedurë qeveritare. Deri të hënën, gjithçka që është ankesë serioze dhe gjithçka që është marrë tashmë do të shqyrtohet. Në periudhën e kaluar, bashkësia akademike ka kuptuar se shumë nga komentet që kanë bërë janë pranuar. Unë personalisht nuk jam dakord me disa prej tyre, por komisioni vendosi që duhet të jenë dhe ne i pranuam. Nëse ka ndonjë koment të argumentuar në mënyrë të arsyeshme deri të hënën, çdo ndryshim shtesë mund të bëhet deri të hënën në mbrëmje”, tha ministrja në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë mbikëqyrjes të aktiviteteve ndërtimore të ndërtesës së re shkollore në Komunën e Ilindenit.

Shkup – Më së shumti shi 4 litra në metër katrorë gjatë 24 orëve të kaluara kanë rënë në Ohër, Topollçan dhe Kriva Pallankë, 2 në Hanet e Mavrovës, ndërsa nga 1 në Vinicë, Kumanovë, Kodër të Diellit, Krushevë, Strumicë, Shkup – Petrovec dhe Demir Kapi. Shtresë më e lartë e borës prej 69 centimetrave mëngjesin e sotëm është matur në orën 8:00 në Kodër të Diellit.  Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët prej 0 gradë Celsius është matur në Kodër të Diellit, 2 në Hanet e Mavrovës, 3 në Krushevë, Radovish Pozhar dhe Llazaropolë, 4 në Shtip, Ohër dhe Kriva Pallankë, 5 në Vinicë dhe Gjurishtë, 6 në Strumicë, Berovë, Pretor, Topollçan dhe Pozharanë, 7 në Tetovë, Manastir dhe Prilep, 8 në Kumanovë, Kavadar dhe Demir Kapi, 9 Shkup-Petrovec, 10 Veles dhe Shkup-Zajçev Rid, ndërsa më e ngrohta ka qenë në Gjevgjeli ku janë matur 11 gradë.

Shkup – Deri në mes të javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ngrohtë pastaj temperatura e ditës do të bie për disa gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, njoftoi DPHM. Të mërkurën do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale, ndërsa nga orët e pasdites dhe të enjten do të fryjë erë e fuqishme, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e kohëpaskohshme e fuqishme e cila në disa vende do të kalojë mbi 50 kilometra në orë. Të premten era do ta ndryshojë drejtimin në juglindor.

Tiranë – Vitin e kaluar në Shqipëri ishin prodhuar 7,5 milionë megavat orë energji elektrike prej të cilave 1,3 milionë megavate orë ishin humbur në rrjetin e shpërndarjes.  Të dhënat nga Enti Rregullator i Energjetikës tregojnë se niveli i humbjeve ishte 17%, në krahasim me 17,9% në vitin e kaluar.  “Humbjet e energjisë elektrike prej 1,3 milionë megavat orë janë shkaktuar nga vjedhja ose amortizimi i rrjetit. Nëse këto humbje do të konsumoheshin, me çmimin mesatar të energjisë elektrike nga viti i kaluar, dëmi ekonomik do të arrinte në rreth 65 milionë euro”, raportuan mediat.

Stamboll – Agjencia turke për katastrofa kumtoi se një tërmet me magnitudë prej 5,2 ballë e goditi sot krahinën lindore Van.  Nuk ka raportime për viktima ose dëme, njoftoi agjencia AFAD në kumtesë, duke shtuar se vlerësimet në terren janë në vijim.  Tërmeti e goditi rrethinën Tushba në orën 8:52 të mëngjesit në thellësi prej shtatë kilometrave, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në zonat e afërta, shtoi Agjencia.  Lëkundja vijon pas tërmeteve të dyfishta shkatërruese në këtë rajon në vitin 2023. Tërmetet vranë më shumë se 50.000 njerëz vetëm në Turqi dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha përgjatë Turqisë juglindore dhe Sirisë veriore. 

Moskë – Një person është vrarë, ndërsa katër janë lënduar mbrëmë në një sulm ajror ukrainas mbi Taganrog në rajonin rus Rostov, deklaroi guvernatori i rajonit, Jurij Slusar.  Ai kumtoi se tre persona janë lënduar rëndë, ndërsa në mesin e të lënduarve është edhe një shtetas i huaj.  Sulmi ukrainas shkaktoi zjarr në deponë e kompanisë logjistike, i cili që atëherë është lokalizuar.  Një anije e mallrave e cila lundronte nën flamurin e huaj dhe gjendej disa kilometra nga bregu, gjithashtu, ishte dëmtuar. 

Berlin – Shtatëmbëdhjetë persona janë lënduar në një zjarr të madh që sot në mëngjes shpërtheu në një ndërtesë shtatëkatëshe në lagjen Nojkeln në Berlin, njoftoi shërbimi zjarrfikës, publikoi Shpigel.  Zjarri shpërtheu në përdhesen e ndërtesës, ndërsa banesa ku kishte shpërthyer tashmë ishte kapluar plotësisht nga flakët kur kishin mbërritur shërbimet për raste urgjente. Gjithsej 27 persona ishin shpëtuar.   Gjashtëmbëdhjetë persona ishin lënduar lehtë dhe u ishte ofruar ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes, përderisa një person ishte dërguar në spital me lëndime serioze.

Kiev – Të paktën pesë persona janë vrarë, ndërsa 19 janë plagosur, përfshirë edhe një vajzë 14-vjeçare, në sulmin me dron të forcave ruse ndaj qytetit ukrainas Nikopol, njoftoi sot shefi i rajonit Dnipropetrovsk, Oleksandar Hazha.  “Pesë persona janë vrarë, 19 janë lënduar në sulmin ndaj Nikopolit. Armiku kreu goditje me dronë. Pesë persona, tri gra dhe dy burra, janë vrarë”, tha Hanzha.  Sipas tij, në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 14-vjeçare, e cila është hospitalizuar, ndërsa mjekët e vlerësojnë gjendjen e saj si serioze. 

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka arrit në Stamboll për bisedime me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, bënë të ditur mediat ukrainase, duke cituar zëdhënësin e kreut të shtetit ukrainas, Serhij Nikiforov. "Presidenti ka arrit në Stamboll për bisedime me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan", tha Nikiforov. Zëdhënësi tha gjithashtu se Zelenski do të takohet edhe me patriarkun Ekumenik Bartolomeu.

Tel Aviv – Izraeli filloi një seri sulmesh në Liban herët në mëngjes, njoftuan Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF).  “IDF filloi me sulme ndaj objekteve infrastrukturore të Hezbollahut në Bejrut”, njoftoi ushtria në kumtesën në Telegram.  Ushtria, gjithashtu, publikoi disa sulme me raketa nga Irani gjatë natës.  “Forcat për kërkim dhe shpëtim, dhe forcat rezervë dhe të rregullta, janë në rrugë drejt vendeve në qendër të Izraelit ku janë pranuar raporte për goditje”, njoftoi IDF.  Në ndërkohë, në Teheran, banorët në veri dhe perëndim të qytetit raportuan shpërthime. 

Nju – Jork– Votimi i caktuar për dje në Këshillin e Sigurisë së KB-së për draft-rezolutën e parashtruar nga Bahrejni për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, i bllokuar nga Irani, është shtyrë deri në javën e ardhshme, njoftuan diplomatë.  Kina, e cila si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë ka të drejtë të vetos, e tha qartë mospajtimin e saj me përdorimin e forcës.  Takimi për votim për 15 anëtaret e Këshillit të Sigurisë, duke i përfshirë edhe pesë të përhershmet – SHBA, Rusia, Franca, Britania e Madhe dhe Kina, ishte ricaktuar për sot, por në fund ishte shtyrë deri në javën e ardhshme. Nuk është publikuar datë. 

Lima– Një person është vrarë, ndërsa 47 janë lënduar gjatë tubimit të tifozëve në tribunën jugore në stadiumin “Alehandro Vilanueva” në Limë, para derbit të futbollit ndërmjet Universidad de Deportes dhe Alianza Lima, njoftuan autoritetet.  Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 18 gjatë tubimit të tifozëve të njohur si “banderazo”, kur tifozët e Alianza Lima valëvitnin flamuj në stadiumin e njohur si Matute, në zonën La Viktoria, njoftoi portali “Infobae”.  Sipas raporteve fillestare, një strukturë ishte rrëzuar në afërsi të portës 13, por gjenerali i brigadës Markos Pakuhelo nga shërbimi zjarrfikës mohoi se tribuna ka pësuar dëmtime strukturore.  Sipas tij, incidenti sipas gjitha gjasave është shkaktuar nga shtyrja ndërmjet tifozëve që shkaktoi rrëmujë. 

Teheran – Dy aeroplanë ushtarakë amerikanë janë kapur mbi Iran dhe Gjirin Persik, njoftuan përfaqësues iranianë dhe amerikanë, me çka dy pilotë ishin shpëtuar, ndërsa i treti ende është i zhdukur dhe atë po e kërkojnë forcat e Teheranit.  Incidentet i ilustrojnë rreziqet me të cilat aeroplanët amerikanë dhe izraelitë ende përballen mbi Iran edhe krahas informacioneve të presidentit amerikan Donald Tramp dhe ministrit amerikan të Mbrojtjes, Pit Hegset se forcat e tyre kanë kontroll të plotë ndaj hapësirës ajrore iraniane.  Aeroplani i parë, aeroplan luftarak amerikan F-15Е me dy ulëse, ishte kapur nga mbrojtja ajrore iraniane mbi territorin iranian, njoftuan përfaqësues nga të dyja vendet.  Aeroplani i dytë, А-10 me një ulëse, ishte kapur nga zjarri iranian dhe u rrëzua në Gjirin Persik, në ujërat në Kuvajt, me çka piloti katapultoi, deklaruan dy përfaqësues amerikanë. 

Uashington– Irani sipas gjitha gjasave nuk do ta hapë Ngushticën e Hormuzit së shpejti, sipas raporteve të fundit të shërbimeve të inteligjencës amerikane, sepse kontrolli mbi kalimin është përparësia e vetme e rëndësishme e Teheranit në raport me SHBA-në, njoftuan burimet.  Raportet sugjerojnë se Irani ka mundësi të vazhdojë ta kufizojë transitin përgjatë ngushticës që t’i ruajë çmimet e larta të energjisë dhe të kryejë presion ndaj presidentit amerikan Donald Tramp që të veprojë shpejtë gjatë ndalesës pesë javore, njoftoi Gardian.  Analistët paralajmëruan se hapja e detyrueshme e kalimit mund të jetë e shtrenjtë dhe potencialisht mund ta tërheqë SHBA-në në konflikt tokësor afatgjat. 

Teheran - Autoritetet iraniane kanë lejuar anijet që transportojnë produkte ushqimore bazë dhe ndihmë humanitare në portet iraniane të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Sipas kumtesës, anijet që shkojnë në portet në Iran, përfshirë ato që aktualisht ndodhen në Gjirin e Omanit, duhet të koordinohen me autoritetet përkatëse dhe të ndjekin protokollet e caktuara për të kaluar nëpër ngushticë, bën të ditur Al Xhezira. Irani më parë kishte mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës, si përgjigje e sulmeve midis SHBA-së dhe Izraelit që filluan në shkurt.

QËNDRONI TË LIDHUR