MIA Flesh
- Shkup - Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujtohet se pas çdo diagnoze qëndrojnë individë me aftësi unike dhe familje që investojnë dashuri, përpjekje dhe përkushtim në zhvillimin e tyre çdo ditë, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 2 prillit - Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Presidentja thekson se autizmi është një spektër kompleks dhe heterogjen përvojash që zgjeron perceptimin tonë për diversitetin njerëzor.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:55, 2 prill, 2026
18:00/2 prill/2026
Shkup - Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujtohet se pas çdo diagnoze qëndrojnë individë me aftësi unike dhe familje që investojnë dashuri, përpjekje dhe përkushtim në zhvillimin e tyre çdo ditë, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 2 prillit - Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Presidentja thekson se autizmi është një spektër kompleks dhe heterogjen përvojash që zgjeron perceptimin tonë për diversitetin njerëzor.
Shkup - Autizmi nuk është një pengesë, por një mënyrë e veçantë për të përjetuar botën, që meriton respekt, vëmendje dhe mundësi të barabarta, theksoi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, me rastin e 2 Prillit - Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin. "Sot, më 2 Prill – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, kujtojmë rëndësinë e mirëkuptimit, pranimit dhe mbështetjes për personat në spektrin e autizmit dhe familjet e tyre. Autizmi nuk është një pengesë, por një mënyrë e veçantë për të përjetuar botën, që meriton respekt, vëmendje dhe mundësi të barabarta", theksoi kryetari i Kuvendit.
Shkup – Me këtë projekt, për herë të parë shteti im bëhet plotësisht i lidhur me të gjitha sistemet elektrike të vendeve fqinje, që do të thotë më shumë siguri për qytetarët, më shumë stabilitet për ekonominë dhe më shumë mundësi për zhvillim, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vendosjes së gurthemelit të 400 кV largpërçues nga TS “Manastir 2" në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, kufiri Maqedoni e Veriut – Shqipëri.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe Avokati i Popullit, Faton Selami, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe institucionit të Avokatit të Popullit. Me Memorandumin, soç theksojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, përcaktohet kornizë për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në drejtim të mbrojtjes dhe respektimit më efikas të të drejtave dhe lirive të njeriut, forcimit të sundimit të ligjit, si dhe avancimit të mekanizmave të mbikëqyrjes parlamentare.
Shkup - Komisioni i Kuvendit për Shëndetësisë në seancën e sotme mori vendimin se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor është i pranueshëm dhe e dërgoi në lexim të mëtejshëm. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në arsyetimin para anëtarëve të Komisionit, informoi se në Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor bëhen dy ndryshime.
Shkup - Dëshmitari ekspert Davor Radoslaveviç nga Serbia sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, i cili, së bashku me dy onkologë të tjerë, akuzohet për trajtim neglizhent të pacientëve. Ai vuri në dukje mangësitë në trajtim dhe monitorimin e pamjaftueshëm të pacientëve, ndërsa mbrojtja pohoi se atij nuk i është dhënë dokumentacion i plotë. Radoslaveviq, i cili e ka trajtuar ekspertizën mjekësore për Prokurorinë, në seancën e sotme dëgjimore në rastin "Onkologjia 1", iu përgjigj pyetjeve të pyetjeve të kryqëzuara nga i pandehuri i parë Nino Vasev dhe avokatët e tij mbrojtës, të cilët kishin për qëllim nëse dhe çfarë ekzaminimesh dhe analizash për pacientë të caktuar para se të pranoheshin në Klinikë dhe gjatë trajtimit të tyre në Klinikë, kishte në dispozicion gjatë ekzaminimit.
Shkup - Nxënësit e shkollave fillore kalojnë disa orë në ditë në telefonat celularë - kështu i janë përgjigjur anketës 36 për qind nga 703 nxënës të klasës së katërt dhe 63 për qind nga 585 nxënës të klasës së tetë. Anketa me gjithsej 1.288 nxënës të klasës së katërt dhe të tetë është realizuar nga Instituti për kërkime sociologjike dhe politiko-juridike (IKSPJ) në USHCM dhe të dhënat u kumtuan nga drejtori, prof. dr. Petar Atanasov sot në një forum për inteligjencën artificiale.
Shkup - Avokati i Popullit është përfshirë në shënimin e Ditës së ndërgjegjësimit për autizmin, ditë e cila përkujton në rëndësinë e kuptimit, pranimit dhe mbështetjes së fëmijëve/personave me autizëm dhe familjet e tyre. "Autizmi është spektër e gjendjeve që ndikojnë në mënyrën në të cilën personat komunikojnë, ndërlidhen me të tjerët dhe e përjetojnë botën. Çdo person me autizëm është unikal, me aftësi të veta, interesa dhe mënyra të të kuptuarit. Dallimi nuk është pengesë, por pasuri që e pasuron shoqërinë", theksohet në kumtesën e Zyrës së Avokatit të Popullit.
Shkup - Prokurori publik i shtetit, Nenad Saveski shpreh keqardhje për tërheqjen e Lençe Ristoskës nga pozita e prokurores dhe thekson se vendimi që mori për të revokuar të gjitha kompetencat që i ishin dhënë asaj nga paraardhësit e tij, nuk është personal, por e natyrës organizative dhe në asnjë mënyrë nuk i drejtohet punës së prokurores Ristoska.
Shkup – Deri më tani afërsisht 20 milionë euro u janë kthyer 119 kompanive të cilat gjatë vitit 2023 kanë paguar mjete në buxhet në përputhje me Ligjin e tatimit të solidaritetit. Ministria e Financave, në përputhje me modelin e përcaktuar, që nga java e kaluar ka filluar me pagesën e pjesës së parë të mjeteve të paguara në buxhet dhe deri më tani janë kthyer gjithsej 1.219 miliardë denarë.
Shkup – Shkolla është informuar për dhunën në familje në shtëpinë e nxënëses së klasës së parë Katja në fillim të vitit shkollor, dëshmoi arsimtarja e saj e klasës në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale. Para gjykatës, ajo përshkroi në detaje sjelljen e Katjes, kontaktet me nënën e saj Ivana dhe babanë Stojançe, si dhe ngjarjet që i paraprinë 2 marsit, ditën kur nëna Ivana kreu vetëvrasje së bashku me vajzën e saj gjashtëvjeçare duke u hedhur nga banesa në lagjen Taftalixhe të Shkupit.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Prokuroria Publike Republikane (PPRMV) konfirmuan se Prokuroria Themelore Publike Shkup ka siguruar urdhër për bastisje dhe në koordinim me policinë, po ndërmerr veprime për të siguruar prova në një rast pornografie me fëmijë. "Më shumë detaje për momentin nuk mund të ndahen" potencojnë nga PPRMV.
Shkup - Pajisje e re për densitometri, përkatësisht matjen e dendësisë së kockave, nga sot është vënë në funksion në Klinikën ortopedike "Majçin dom" në Shkup. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi ambientet e Klinikës së TOARKIQU në "Majçin dom", ku është siguruar një aparat i ri më bashkëkohor DEXA Scan, i dedikuar për diagnostikimin në kohë dhe ndjekjen e osteoporozës.
Shkup – Ministria e Mbrojtjes sot e shpalli Konkursin e ri publik për pranim të 300 ushtarëve profesionistë në shërbim në Armatën e Maqedonisë së Veriut. Kushtet e përgjithshme (të jenë shtetas të Maqedonisë, të jenë të moshës madhore dhe të kenë aftësi të veçantë shëndetësore dhe fizike), kushtet e veçanta (të kenë përfunduar armimin e mesëm dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjet në ditën e përfundimit të konkursit për pranim të ushtarëve profesionistë), si dhe të gjitha detajet e tjera janë bërë të ditura në konkursin publik, i cili është publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) informon se është publikuar raporti për monitorimin e sistemit të integritetit për vitin 2025. Gjetjet në të tregojnë zhvillime pozitive në disa segmente, duke përfshirë përfshirjen e shtuar të institucioneve, përmirësimin e politikave të brendshme dhe përdorimin më të madh të mjeteve për vlerësimin dhe menaxhimin me rreziqe nga korrupsioni.
Shkup – Numri i rasteve me osteoporozë është në rritje në gjithë botën, sepse po rritet jetëgjatësia, ndërsa siç vjetrohen njerëzit eshtrat lëshojnë gjithnjë e më shumë. Ky është bum në epideminë me osteoporozën, sepse siç rritet numri i popullatës së moshuar ashtu rritet numri i rasteve, theksoi sot prof.dr. Marta Foteva nga Klinika Universitare për Sëmundje Ortopedike.
Shkup – Për një periudhë prej më pak se dy vjet, nga shtatori i vitit 2024 rritja e përgjithshme e pensioneve është 7000 denarë në nivel mujor ose rritje e përgjithshme lineare prej 36 për qind, thotë drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov. Pensioni minimal për këtë periudhë, siç thekson Memov, është rritur për 61,75 për qind, ndërsa pensioni mesatar për rreth 40 për qind.
Shkup - Prokurorja Lençe Ristoska sot ka dhënë dorëheqje nga fuksioni i prokurores. Siç informon në një deklaratë të shkruar për mediat, dorëheqjen e ka dhënë për shkak të vendimit që mori prokurori shtetëror Nenad Saveski për të tërhequr autorizimet e saj për përfaqësim në çështje kyçe në fazën përfundimtare.
Ohër - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot në Ohër u dorëzoi kapitenëve të rinj dhe shërbyesve të anijeve certifikatat për drejtimin e objekteve lundruese, të cilat lëshohen nga Kapitenia e porteve në Ohër dhe Ministria e Transportit.
Shkup - Pulla postare "Kedev - 14 majat më të larta" në botimin e SHA "Posta"-Shkup, u promovua sot në nder të kardiologut të Maqedonisë, doktor i shkencave mjekësore dhe alpinist dr. Sashko Kedev, i cili në vitin 2025 u bë maqedonasi i parë që u ngjit në të gjitha 14 majat më të larta prej 8.000 metra. Për dr. Kedevin, i cili shprehu mirënjohjen e tij për lëshimin e pullës postare, ngjitja në shtatë majat më të larta në çdo kontinent dhe 14-të majat mbi 8.000 metra në botë konsiderohet për sukses kombëtar, ndërsa jo personal. Mesazhi i tij për të rinjtë është të mos frikohe dhe asnjëherë të mos dorëzohen. Ai thotë askush "nuk duhet të dorëzohet veçanërisht para dhimbjes dhe vuajtjes", të cilët janë stimuli më i madh për vetërealizim dhe gjetje të fytyrës origjinale.
Tetovë - Në Universitetin “Eqrem Çabej”-Gjirokastër, më 27 mars 2026, u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare me temë “Rrugëtimi shkencor i profesoreshë Klara Kodrës mes botës arbëreshe dhe letërsisë shqipe”, e organizuar në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së saj. Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore, Universiteti i Tetovës u përfaqësua nga dekania e Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Emine Shabani, e cila e prezantoi studimin e saj me temë: “Trashëgimia shkencore, kritike dhe kreative e Klara Kodrës: ndërmjet studimit, interpretimit dhe krijimit”.
Tetovë - Në Klinikën Juridike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, më 1 prill 2026, u mbajt një ligjëratë, me temë: “Përdorimi i inteligjencës artificiale në një mjedis juridik”. Ligjërata u realizua nga profesoresha Karen Westwood, drejtoreshë e bibliotekës juridike “Anne Ë. Grande Laë Library” në Hennepin, Minnesota (SHBA), me një përvojë të gjatë profesionale në fushën e drejtësisë dhe të bibliotekave juridike. Gjatë këtij viti akademik, ajo po e realizon programin Fulbright Scholar në vendin tonë.
Shkup - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Komuna e Çairit organizoi një panel diskutimi të dedikuar për përfshirjen dhe integrimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik. Ky aktivitet shërbeu si një platformë për të ndarë përvoja, për të diskutuar sfidat dhe për të propozuar rrugë konkrete drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Shkup - Vendosja e gurthemelit për linjën interkonektive 400 kV ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë shënon rifillimin e projektit i cili ka rëndësi strategjike për stabilitetin energjetik dhe integrimin rajonal. Projekti është pjesë e Korridorit 8 Panevropian i cili do të mundësojë lidhjen direkte të sistemeve elektroenergjetike të dy vendeve, rritjen e sigurisë në furnizim dhe avancimin e shkëmbimit ndërkufitar të energjisë elektrike.
Shkup - Të mos e shikojmë inteligjencën artificiale as si kërcënim që do të na paralizojë, as si zgjidhje magjike që në vetvete do t'i tejkalojë të gjitha sfidat. Ta shikojmë si hallkë që kërkoj dituri, vlera, vizion dhe bashkëpunim. Të ndërtojmë të ardhme digjitale që nuk e shtyn njeriun, por e përforcon dhe që nuk krijon frikë por mundësi, porositi ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, në hapjen e forumit "E ardhmja e punës në epokën e inteligjencës artificiale", organizuar nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike (IHSPJ) pranë USHCM.
Shkup - Si vëlla ndjeva nevojë ta përfundoj atë që e filloi babai im. U aktivizua kërkesa për shkurorëzim, ndërsa Katja dhe Ivana duhej të qëndronin tek nëna ime në banesë. Ivana na tha se Stojançe e ka kërcënuar se do t'ia marrë banesën, i ka kërkuar 30.000 euro për të shkuar, për çka motra ime kërkoi nga unë ta ndihmoj. U dakordova, i thashë se duhettë jemi të sigurt se nuk do t'i merren paratë dhe asgjë tjetër të mos ndodhë, dëshmoi sot vëllai i tani të ndjerës Ivana e cila së bashku me vajzën e saj gjashtëvjeçare, më 2 mars të këtij viti kreu vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni i banesës në lagjen Taftalixhe.
Shkup - Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, në konferencën e sotme për shtyp, kumtoi se LSDM-ja ka ngritur padi penale kundër Guvernatorit të BPRM-së, Trajko Sllaveski. Dimitrijeviç potencoi se kallëzimet penale u ngritën për shkak të dyshimit të bazuar mirë për një vepër të kryer penale, punë e papaërgjegjshme në shërbim, sipas nenit 353 v nga Kodi Penal.
Shkup - Ndërmarrja Qarkulluese Publlike "Shkup" i njofton përdoruesit e transportit publik se nga 4 prilli (e shtunë) do të fillojë të zbatohet një orar i ri për një pjesë të linjave në kuadër të rrjetit të vetëm të linjave në kryeqytet. "Me ndryshimet po bëhet harmonizimi i orarit me Vendimin për një sistem të integruar tarifor në transportin e udhëtarëve në qytetin e Shkupit, me qëllim përmirësimin e organizimit dhe efikasitetit të transportit publik", njoftoi ndërmarrja.
Shkup – Moti nesër dhe të shtunën do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet më të lehtë. Të shtunën do të fryjë erë e fuqishme, përkohësisht e fuqishme veriore (në disa vende mbi 70 km/h), informon DPHM. Nga e diela e deri në mes të javës së ardhshme moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe dukshëm më ngrohtë, me temperatura deri 25 gradë.
Bejrut - Kryeministri libanez Navaf Salam sot vlerësoi se situata në Liban është "shumë kritike", sepse armata izraelite vazhdon sulmet e saj në jug të vendit, duke përkeqësuar krizën e zhvendosjes. Salam deklaroi se personat e zhvendosur, të cilët momentalisht janë mbi një milion, "janë viktimat kryesore të një lufte me të cilën nuk kanë kurrfarë lidhje", raportoi "Al xhezira".
Nju-Jork - Franca po konsultohet me Bahreinin mbi një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të lejonte përdorimin e forcës për të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të rivendosur tregtinë e naftës, konfirmuan tre diplomatë për portalin belg Politiko. Projekt-rezoluta, që momentalisht po diskutohet midis Francës, ShBA dhe shteteve të Gjirit në Nju-Jork, kërkon miratimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së për një operacion për të "vendosur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare", sipas Kapitullit VII të Kartës së KB-së.
Teheran – Komandanti Suprem i Ushtrisë Iraniane, gjeneral-major Amir Hatami, deklaroi se "nëse armiku përpiqet të kryejë një operacion tokësor, asnjë person i vetëm nuk duhet të mbijetojë". Hatami në një komunikim onlajn me komandantët e forcave dhe bazave të forcave tokësore, mbrojtjes ajrore, forcave ajrore dhe forcave detare të ushtrisë në të gjithë vendin, deklaroi se ushtria është e gatshme të përballet me "çdo të keqe të armikut në frontet ofensive dhe mbrojtëse", transmeton agjencia iraniane Tasnim.
Islamabad - Pakistani po zhvilon bisedime me Afganistanin për t'i dhënë fund konfliktit më të keq midis fqinjëve të Azisë Jugore që kur talebanët u rikthyen në pushtet në vitin 2021, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme pakistaneze. Zëdhënësi sqaroi se bisedimet po udhlhiqen nga funksionarë të lartë nga të dy vendet në qytetin veriperëndimor kinez të Urumkit.