MIA Flesh
- Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për çështje evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricova, ku u konfirmua bashkëpunimi shumë i mirë bilateral dhe mbështetja e vazhdueshme e Sllovakisë për procesin e integrimit evropian të vendit. Në takim u theksua rëndësia e Agjendës së Reformave (2024–2027), si kornizë kyçe për zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e mundësive nga Plani i Rritjes i BE-së.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 1 prill, 2026
18:00/ 1 prill/ 2026
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për çështje evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricova, ku u konfirmua bashkëpunimi shumë i mirë bilateral dhe mbështetja e vazhdueshme e Sllovakisë për procesin e integrimit evropian të vendit. Në takim u theksua rëndësia e Agjendës së Reformave (2024–2027), si kornizë kyçe për zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e mundësive nga Plani i Rritjes i BE-së.
Shkup - Energjia si shtytës i zhvillimit, të rinjtë si bartës të së ardhmes dhe partneritetet si çelësi i suksesit – këto ishin mesazhet qendrore të aktivitetit "Energjia që lidh: Maqedonia e Veriut – Austria, partneritet për të ardhmen", i cili u mbajt në Shkup, organizuar nga Ministria e energjisë, minier-ave dhe burimeve minerale, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Austrisë dhe bibli-otekën austriake në Fakultetin Filologjik "Bllaze Koneski".
Shkup - "Shtyllë e shtetit të Maqedonisë, momorie kolektive" është motoja, me të cilën Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së veriutr sot solmenisht shënon 75 vjetorin e themelimit në vitin 1951, me dekret të Qeverisë së atëhershme. Pas shtatë dekada e gjysmë ekzistencë të institucioneve është digjitalzimi i dokumenteve. rejtori i Arkivit, Dimitar Bogeski deklaroi se janë duke u bërë analiza sa sa do t'i kushtonet digjitalizimi, jo vetëm në Arkivin shtetëror por edhe të nëntë departamenteve rajonale në përbërje të tij.
Shkup - Fondi Monetar Ndërkombëtar i përgëzon përpjekjet e Qeverisë për konsolidimin fiskal dhe uljen e deficitit buxhetor në 3.5për qind të PBB-së në vitin 2026, informoi Ministria e Financave, duke iu referuar raportit të publikuar të FMN-së, pas misionit të rregullt të zhvilluar gjatë dy javëve të fundit. Sipas FMN-së, konsolidimi fiskal duhet të vazhdojë në periudhën afatmesme dhe deficiti buxhetor të ulet në 2 për qind deri në vitin 2030. Sa i përket të ardhurave, theksohet se përfitime mund të arrihen nga ulja e lirimeve tatimore në bazë të TVSH-së, përforcimit të administratës tatimore, uljes së ekonomisë joformale etj.
Shkup - Fondi monetar ndërkombëtar (FMN), në kuadër të kumtesës së fundit pas misionit ë kryer në bazë të nenit IV, i vlerëson poziotivisht stzabilitetin dhe rezistencën e sektorit bankar, si dhe përparimin në politikën monetare dhe kornizën institucionale të Bankës popullore.
Bruksel - Bashkimi Evropian mori 1,4 miliardë euro të ardhura nga norma e interesit e pronës së ngrirë të Bankës qendrore të Rusisë dhe mjetet do t'i kahëzojë në mbështetje të Ukrainës, kumtoi Komisioni evropian.
Paris - NATO është aleancë ushtarake që e siguron rajonin euroatlantik dhe nuk është e disenjuar që të zbatojë operacione në Ngushticën e Hormuzit që do ta shkelnin ë drejtën ndërkombëtare, deklaroi sot ministrja franceze e Ushtrisë, Alis Rufo. "Do t'ju përkujtoj se çka është NATO. Ajo është aleancë që merret me sigurinë e rajonit euroatlantik. Nuk është dedikuar që të zbatojë operacione në Ngushticën e Hormuzit, që do të paraqiste shkelje të së drejtës ndërkombëtare", tha Rufo në konferencën "Lufta dhe paqja" në Paris, transmetojnë mediat amerikane.
Minsk - Presidenti bjellorus Aleksandër Llukashenko deklaroi sot se Bjellorusia nuk dëshiron luftë, por po përgatitet për të. Nëse dikush e shikon Minskun përmes një teleskopi, ne do t'i përgjigjemi, tha ai në takimin që përmbledh rezultatet e kontrollit të gatishmërisë luftarake të ushtrisë bjelloruse, transmeton Belta.
Teheran - Ngushtica e Hormuzit është e hapur për anijet e shumicës së vendeve, tha ministri iranian i Punëve të Brendshme Abas Aragçi në një intervistë me "Al xhezirën", duke theksuar se për të ardhmen e kësaj rruge ujore do të vendoset nga Irani dhe Omani. Irani mori kontrollin e ngushticës pas për shkk të sulmeve amerikano-izraelite, duke ndaluar tranzitin për anijet e lidhura me ShBA-në, Izraelin dhe aleatët e tyre. Autoritetet iraniane disa herë kanë theksuar se ngushtica nuk është e mbyllur, por se anijet e vendeve "mike" mund të kalojnë nëpër të në koordinim me Marinën Iraniane.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Trampi sot njoftoi se regjimi iranian i ka kërkuar nga ShBA-ja armëpushim. Trampi tha në profilin e tij në "Iks" deklaroi se kërkesa është bërë nga një "president i ri i regjimit iranian", anonim, të cilin e përshkroi si më inteligjent se paraardhësit e tij.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se forcat amerikane "shumë shpejtë" do të tërhiqen nga Irani, por se mund të kthehen për operacione individuale.
Jerusalem - Gazeta izraelite "Mariv", duke iu referuar burimeve anonime, kumtoi se Izraeli po i bën presion presidentit amerikan, Donald Tramp që të ndërmarrë operacion tokësor "të shkurtë dhe të fuqishëm" kundër Iranit para negociatave të mundshme.