• e mërkurë, 15 prill 2026

Mexhiti: Avancojnë punimet në rrugën "Ferid Murad" – projekti merr formë çdo ditë

Mexhiti: Avancojnë punimet në rrugën

Shkup, 10 prill 2026 

Punimet në rrugën "Ferid Murad" po vazhdojnë me ritëm të qëndrueshëm, ndërsa projekti po merr formë të plotë në terren, të cilat sot nga afër i ndoqi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Deri më tani, janë vendosur dhe betonuar bordurat në anën e djathtë të rrugës, duke krijuar ndarje të qartë mes korsisë së qarkullimit dhe hapësirës për këmbësorë.

"Punimet në rrugën 'Ferid Murad' po ecin me ritmin e duhur dhe çdo ditë shihet progres. Po krijojmë një infrastrukturë të rregullt dhe funksionale, ku lëvizja bëhet më e sigurt dhe më e organizuar për të gjithë qytetarët",u shpreh Mexhiti.

Aktualisht, po punohet në përgatitjen e shtigjeve për këmbësorë dhe biçiklistë, në funksion të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të lëvizshmërisë në këtë segment rrugor.

Komuna Çair

________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Komuna Çair

 

QËNDRONI TË LIDHUR