• e martë, 24 mars 2026

Mediumet franceze: NATO përkohësisht e tërheq personelin nga misioni në Irak

Mediumet franceze: NATO përkohësisht e tërheq personelin nga misioni në Irak

Paris, 20 mars 2026 (MIA) - Misioni i NATO-s në Irak, që ka për detyrë t'u ndihmojë dhe t'i këshillojë forcat irakiane në luftën e tyre kundër grupeve xhihadiste, e ka tërhequr personelin e vet për shkaqe sigurie, njoftuan mediumet franceze, duke iu referuar përfaqësuesve të sigurisë.

"Kjo është tërheqje e përkohshme. Ata janë të shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme", tha njëri përfaqësues.

Një përfaqësues tjetër i sigurisë tha se "pothuaj tërë personeli i misionit është tërhequr", përveç një numri të vogël të personave.

Misioni, të cilin e përbëjnë "qindra persona", gjendet në bazën ushtarake irakiane në qendër të Bagdadit, afër Ambasadës së SHBA-së, e cila është objektiv i sulmeve të shpeshta nga fraksionet proiraniane gjatë luftës në Lindjen e Mesme. bsh/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR