Mbi 1500 njerëze humbën jetën në Iran gjatë tre javëve të para të luftës, kumtuan autoritetet iraniane
- Mbi 1500 njerëz e humbën jetën në Iran pasi që filloi lufta amerikano-izrealite kundër vendit para tre javëve, kumtoi Radio-televizioni shtetëror iranian, duke iu referuar të dhënave të Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:40, 22 mars, 2026
Teheran, 22 mars 2026 (MIA) - Mbi 1500 njerëz e humbën jetën në Iran pasi që filloi lufta amerikano-izrealite kundër vendit para tre javëve, kumtoi Radio-televizioni shtetëror iranian, duke iu referuar të dhënave të Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, lajmëroi DPA.
Sipas televizionit, mbi 200 e të vrarëve në Iran ishin të moshës nën 18 vjeç. Edhe 21.000 persona janë të lënduar. Rreth 220 qendra mjekësore janë evakuuar, ndërsa 21 punonjës shëndetësorë e humbën jetën, theksoi Televizioni iranian në X.
Numrat janë publikuar pasi që ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac deklaroi se Izraeli dhe SHBA-ja dukshëm do t'i intensifikojnë sulmet e veta ndaj Iranit në ditët në vijim. ab/
Foto: ЕPА