"Makam - trans" në takim pas propozimit të KE-së për fleksibilitet më të madh për qëndrim të transportuesve në BE
- – Pas publikimit të propozimit të Komisionit Evropian me strategjinë e re për viza që të shqyrtohet fleksibilitet më i madh për qëndrim të kamionistëve nga Ballkani Perëndimor në BE, asociacioni “Makam – trans” sot pasdite në takim vendosi për hapat e ardhshëm të transportuesve nga shteti, të cilët me kolegët nga Ballkani Perëndimor tashmë katër ditë i bllokojnë vendkalimet kufitare në pjesën e qarkullimit të mallrave drejt zonës së Shengenit.
- Post By Fitore Curri
- 15:50, 29 janar, 2026
Shkup, 29 janar 2026 (MIA) – Pas publikimit të propozimit të Komisionit Evropian me strategjinë e re për viza që të shqyrtohet fleksibilitet më i madh për qëndrim të kamionistëve nga Ballkani Perëndimor në BE, asociacioni “Makam – trans” sot pasdite në takim vendosi për hapat e ardhshëm të transportuesve nga shteti, të cilët me kolegët nga Ballkani Perëndimor tashmë katër ditë i bllokojnë vendkalimet kufitare në pjesën e qarkullimit të mallrave drejt zonës së Shengenit.
Më parë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi se Brukseli do të miratojë strategji të re për vizat, që do të thotë zgjidhjen e problemit të transportuesve që kanë bllokuar kalimet kufitare drejt zonës Shengen për katër ditë.
"Sapo mora lajme të shkëlqyera nga Brukseli në lidhje me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Qëndrimet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si profesionistë. Kjo është ajo që kërkonim. Pas protestave dhe ofensivës së fortë në periudhën e kaluar, Brukseli do të miratojë një Strategji të re për vizat që do të thotë zgjidhje e problemit me të cilin përballen shoferët profesionistë", shkruan Nikolloski në një postim në Fejsbuk, duke ndarë një pjesë të risive.
Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për Sovranitet Teknologjik, Siguri dhe Demokraci, Hena Virkunen, gjatë prezantimit të strategjisë për viza të BE-së dhe të strategjisë evropiane për menaxhim me azil dhe migrim, të miratuara në mbledhjen e sotme të Kolegjit të komisarëve, tha se me strategjinë propozojnë të shqyrtojnë fleksibilitet më të madh për transportuesit, siç tha pa rrezikuar sigurinë dhe në të njëjtën kohë pa ndryshuar rregullat, madje as kur bëhet fjalë për udhëtimin pa viza.
Ajo thekson se kur bëhet fjalë për punëtorët ndërkufitarë, të cilët kalojnë kufirin çdo ditë në të njëjtën vendkalim, ka përjashtime dhe fleksibilitet, por kjo nuk vlen për disa profesione të tjera, ku janë identifikuar edhe sfida, siç janë shoferët e kamionëve, sportistët dhe artistët.
"Por, ne po e shqyrtojmë këtë dhe në këtë strategji për vizat tani i rikthehemi këtij problemi", shtoi Virkuneni, pa dhënë masa konkrete.
Ajo theksoi se me Sistemin e ri të hyrje/daljes (EES) nuk janë vendosur rregulla të reja kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e një qëndrimi të shkurtër në zonën Shengen pa viza dhe mbetet mundësia e një qëndrimi deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.
Transportuesit nga shteti ynë, Serbia, Mali i Zi dhe nga Bosnja e Hercegovina e filluan bllokadën në fillim të javës me kërkesë që të përjashtohen nga sistemi i ri për kontroll në hyrje dhe dalje në BE për çka thonë se përballen me dëme dhe dëbime ekonomike.
Në ndërkohë, siç transmetojnë disa nga mediat, Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi mori vendim që t’i ndërpresë bllokadat kur në takim me qeverinë e atjeshme definuan vendime për pjesën më të madhe të problemeve.
Vlerësimet fillestare të odave janë se humbjet ditore për rajonin vetëm te eksporti janë 100 milionë euro, ndërsa tashmë alarmohet edhe për pasojat nga mungesa e produkteve të caktuara importuese. Pasoja me humbjet ekonomike, siç thuhet, do të ketë për të gjitha shtetet, ndërsa jo vetëm për rajonin. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s