• e enjte, 16 prill 2026

Largohet edhe një lojtar nga ekipi kampion i Liverpulit

Largohet edhe një lojtar nga ekipi kampion i Liverpulit

Liverpul, 10 prill 2026 (MIA) - Ndërkombëtari skocez Endi Robertson do të largohet nga skuadra kampione e Liverpulit në fund të sezonit. Ai është një tjetër lojtar me dy tituj të Premier Ligës që largohet nga Enfild.

Robertson 32-vjeçar largohet nga klubi si lojtar i lirë pasi kontrata e tij skadon. Ai do të jetë lojtari i dytë pas Mohamed Salah, që nga epoka e Jurgen Klop, që largohet. Robertson iu bashkua Liverpulit nga Hull për tetë milionë stëlrlina  dhe ka luajtur 373 ndeshje deri më tani.

Përveç dy titujve kampionë në Angli, ai ka Ligën e Kampionëve, Kupën FA, dy Kupa të Ligës, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën UEFA.

"Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga një klub si Liverpuli. Ka qenë një pjesë e madhe e jetës sime dhe e jetës së familjes sime për nëntë vitet e fundit. Kam pasur mundësinë të largohem më parë, por ky klub ende ka rëndësi të madhe për mua. Mendoj se tani është koha e duhur për të bërë hapin tjetër në karrierën time", tha i famshmi Endi.

Për Robertsonin ka interes të madh, ndërsa në garë për nënshkrimin e tij janë edhe Napoli, Juventusi, Atletiko Madridi dhe Totenhami ndërsa kthimi në Skoci tani nuk është një opsion. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR