Laporta dhe Font konfirmohen si kandidatë për president të Barcelonës
- Në zgjedhjet presidenciale në Barcelonë do të ketë dy kandidatë. Zhoan Laporta dhe Viktor Font zyrtarisht janë dy kandidatët për president të Barcelonës.
- Post By Fami Bajrami
- 13:26, 5 mars, 2026
Barcelonë, 5 mars 2026 (MIA) - Në zgjedhjet presidenciale në Barcelonë do të ketë dy kandidatë. Zhoan Laporta dhe Viktor Font zyrtarisht janë dy kandidatët për president të Barcelonës.
Komisioni zgjedhor u mblodh sot dhe rezultatet e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura nga kandidatët potencialë u bënë publike.
Laporta paraqiti 8.170 nënshkrime në mbështetje të tij, ndërsa komisioni miratoi 7.226 prej tyre.
Nga 5.144 nënshkrimet e paraqitura nga Font, u miratuan 4.440.
Mark Siria paraqiti 2.845 nënshkrime, por vetëm 2.247 u miratuan. Për t'u regjistruar si kandidat, kërkohen minimum 2.337 nënshkrime të miratuara. Prandaj, ai nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
Zgjedhjet për president të klubit do të mbahen më 15 mars. Presidenti më i fundit ka qenë Zhoan Laporta i cili kohët e fundit la detyrën për të kandiduar për një mandat të ri.
Klubi përkohësisht drejtohet nga një bord i kryesuar nga Rafael Zhuste.
Foto: EPA