KB paralajmëron: Kriza klimatike po thellohet për shkak të çekuilibrit energjetik në rritje
- Gjendja e klimës globale nuk lë shumë hapësirë për optimizëm, duke pasur parasysh se indikatorët kyçë vazhdojnë të përkeqësohen, paralajmëroi Organizata botërore meteorologjike (OBM) në raportin e publikuar sot.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:05, 23 mars, 2026
Gjenevë, 23 mars 2026 (MIA) - Gjendja e klimës globale nuk lë shumë hapësirë për optimizëm, duke pasur parasysh se indikatorët kyçë vazhdojnë të përkeqësohen, paralajmëroi Organizata botërore meteorologjike (OBM) në raportin e publikuar sot.
Sipas raportit për gjendjen e klimës në vitin 2025, çekuilibri mes energjisë që Toka e merr nga Dielli dhe atë që e kthen mbrapsht në Gjithësi po rritet në mënyrë të përshpejtuar.
Temperaturat vazhdojnë të rriten, oqeanet po ngrohen, akulli dhe akullnajat po shkrihen, ndërsa koncentrimi i gazrave të qelqtë në atmosferë arrin nivele gjithnjë e më të larta.
"Nuk mund të mohohet se këta tregues nuk lëvizin në drejtim që ofron shumë shpresë", deklaroi zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e OBM-së, Ko Baret.
Sekretari i përjgithshëm i Kombeve të bashkuara, Antonio Guteresh e vlerësoi situatën si të jashtëzakonshme, duke paralajmëruar se "planeti Tokë po shtyhet jashtë kufijve të vet".
OBM konfirmoi se periudha prej vitit 2015 deri në vitin 2015 është më e ngrohta në intervalin 11-vjeçar prej se bëhen matjet.
Vitin e kaluar ishte viti i dytë apo i tretë më i ngrohtë deri më tani, me temperaturë mesatare prej 1,43 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, përderisa viti 2024 ishte akoma më i ngrohtë - rreth 1,55 gradë.
Marrëveshja e Parisit për klimën ka për qëllim ta kufizojë rritjen e temperaturës mesatare globale në 1,5 gradë Celsius, në mëynrë që të evitohen pasojat më të rënda nga ndryshimet klimatike.
OBM, e cila i analizon të dhënat shkencore nga e mbarë bota, në raport i grumbullon treguesit kyçë si temperaturat, shkrirjen e akullit, emetimet e gazrave të qelqta dhe faktorë të tjerë.
Për herë të parë, organizata e cekë çekuilibrin energjetik të Tokës si indikator kyç. Në sistem stabil klimatik, energjia të cilën planeti e absorbon bga Dielli duhet të ekuilibrohet me energjinë që e rrezaton mbrapsht në Gjithësi.
Megjithatë, koncentrimi i gazrave të qelqtë të krijuara bga njeriu arriti nivele të papara së paku 800.000 vite, që e pakëson aftësinë e planetit për të liruar ngrohje.
Mbi 91 për qind e energjisë së tepërt akumulohet në oqeane, thekson OBM, duke shtuar se shkalla e nivelit të ngrohjes mbi dyfish është rritur mes periudhave 1960-2005 dhe 2005-2025. ab/
fotо: arkivi