• e martë, 24 mars 2026

Janë shembur dy ndërtesa në lagjen Fatih në Stamboll, nëntë persona janë nxjerrë nga rrënojat

Janë shembur dy ndërtesa në lagjen Fatih në Stamboll, nëntë persona janë nxjerrë nga rrënojat

Stamboll, 22 mars 2026 (MIA) - Janë shembur dy ndërtesa sot në lagjen Fatih të Stambollit dhe nëntë persona janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar me auto-ambulancë në spitalet aty pranë.

Guvernatori i Stambollit, Davut Gjyl deklaroi se aktualisht nuk ka nevojë të evakuohen ndërtesat aty pranë, raporton TRT Haber.

"Në periudhën e ardhshme, AFAD (Agjencia për Situata të Jashtëzakonshme dhe Katastrofa) do të monitorojë situatën dhe nëse ka ndërtesa që duhet të evakuohen, ato do të evakuohen. Nëse ka qytetarë që mbeten jashtë, atyre do t'u ofrohet akomodim, ushqim etj", tha Gjyl.

Autoritetet thonë se hetimi është ende duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e saktë të shembjes, por vlerësimet fillestare tregojnë një shpërthim gazi natyror si shkakun më të mundshëm të aksidentit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR