Janë djegur dy salla të sipërfaqes së magazinave të konfeksionit në Kavadar
- – Janë djegur dy salla të sipërfaqes së magazinave të konfeksionit në Kavadar, konfirmuan nga Shërbimi Zjarrfikës për MIA-n, pasi sot në mëngjes shpërtheu zjarr. Nga Njësiti Territorial Zjarrfikës sqaruan se është djegur çatia e dy sallave, por për fat të mirë, kanë reaguar me kohë.
- Post By Fitore Curri
- 11:39, 22 janar, 2026
Kavadar, 22 janar 2026 (MIA) – Janë djegur dy salla të sipërfaqes së magazinave të konfeksionit në Kavadar, konfirmuan nga Shërbimi Zjarrfikës për MIA-n, pasi sot në mëngjes shpërtheu zjarr. Nga Njësiti Territorial Zjarrfikës sqaruan se është djegur çatia e dy sallave, por për fat të mirë, kanë reaguar me kohë.
“Është mirë që nuk ka dëme të mëdha dhe që zjarri nuk u përhap në sallat fqinje. Veprojmë me tre automjete zjarrfikëse dhe nëntë zjarrfikës”, njoftuan nga NJTZ Kavadar.
Zjarri është nën kontroll, por zjarrfikësit mbeten në terren që me vigjilencë ta ndjekin situatën. fc/
Foto: MIA