• e martë, 24 mars 2026

Irani sulmoi rafineri për naftë në Kuvajt

Irani sulmoi rafineri për naftë në Kuvajt

Kuvajt, 20 mars 2026 (MIA) - Kuvajti sot kumtoi se rafineria për naftë Mina al-Ahmadi përsëri ka qenë e sulmuar nga dronë iranianë, duke shkaktuar zjarre në disa objekte të saj, njoftojnë agjencitë botërore.

Fabrika u sulmua edhe dje, që po ashtu shkaktoi zjarre. Kuvajti kumtoi se zjarrfikësit sot tentojnë t'i lokalizojnë zjarret dhe se nuk ka pasur viktima.

Mina al-Ahmadi mund të përpunojë rreth 730.000 barelë naftë në ditë. Ajo është një nga tre rafineritë në Kuvajt, shtet i vogël, i pasur me naftë në Gjirin Persik.

Sulmi i sotëm po ndodh në kohë kur Irani gjithnjë e më tepër i shënjestron objektet energjetike në shtetet arabe të Gjirit, prej se Izraeli pardje e ka bombarduar burimin e madh detar iranian të gazit natyror Parsi Jugor në Gjirin Persik, njoftojnë agjencitë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR