Irani në negociata me FIFA-n për zhvendosje të ndeshjeve të tyre në Kampionatin botëror 2026 nga SHBA-ja në Meksikë
- Ferderata iraniane e futbollit kërkoi nga Federata botërore e futbollit (FIFA) t'i zhvendos ndeshjet e tyre në fazën e grupeve të Botërorit nga SHBA-ja në Meksikë.
- Post By Besnik Shuki
- 10:23, 17 mars, 2026
Teheran, 17 mars 2026 (MIA) - Ferderata iraniane e futbollit kërkoi nga Federata botërore e futbollit (FIFA) t'i zhvendos ndeshjet e tyre në fazën e grupeve të Botërorit nga SHBA-ja në Meksikë.
"Pasi Trampi qartë na bëri me dije se nuk mund ta garantojë sigurinë e futbollistëve iranianë, definitivisht nuk do të udhëtojmë në SHBA. Po negociojmë me FIFA-në për zhvendosje të ndeshjeve tona në Meksikë", deklaroi kryetari i Federatës iraniane të futbollit, Mehdi Taxh.
Kampionati botëror për herë të parë do të luhet në tre vende - SHBA, Kanada dhe Meksikë, prej 11 qershorit deri më 19 korrik. Sipas orarit, të gjitha tre ndeshjet Irani duhej t'i luajë në SHBA: më 16 qershor në Ingëlvud, kundër Zelandës së Re, më 21 qershor po ashtu në Ingëlvud kundër Belgjikës dhe më 27 qershor në Sietëll kundër Egjiptit. bsh/
Foto: EPA