• e martë, 24 mars 2026

Simeone: Duhej të ishim organizuar ndryshe në sulm

Simeone: Duhej të ishim organizuar ndryshe në sulm

 Madrid, 23 mars 2026 (MIA) - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, i shpjegoi arsyet e humbjes së ekipit nga Real Madridi me 3:2 mbrëmë në xhiron e 29-të të La Ligës.

 "Duhej më mirë ta kishim kontrolluar lojën dhe ta kishim organizuar sulmin tonë ndryshe. Kjo nuk ndodhi në një moment vendimtar", deklaroi Simeone për "Marka".

 Real Madridi luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 77-të e tutje, pasi përjashtimit të Federiko Valverde.

 Atletiko Madrid, me 57 pikë nga 29 ndeshje, është i katërti në tabelën e ligës spanjolle. Real Madridi, me 69 pikë, është i dyti.

 Ekipi  i Simeones do të luajë kundër Sevillas në terrenin mysafir raundin tjetër.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR