• e martë, 24 mars 2026

Irani iu përgjigj Trampit me paralajmërim për sulm ndaj instalacioneve të desalinizimit në rajon

Irani iu përgjigj Trampit me paralajmërim për sulm ndaj instalacioneve të desalinizimit në rajon

Teheran, 22 mars 2026 (MIA) - Armata iraniane sot kumtoi se do t'i sulmojë infrastrukturën energjetike dhe instalacionet e desalinizimit në rajon nëse presidenti i SHBA-së, Donald Tramp i realizon kërcënimet e tij për të shkatërruar elektrocentralet e Iranit.

"Nëse armiku e sulmon infrastrukturën e naftës dhe të energjisë të Iranit, caku do të jetë e tërë infrastruktura energjetike, informatike dhe infrastruktura e desalinizimit që i takon SHBA-së dhe regjimit në rajon", theksoi Hatam al-Anbija, zëdhënës i komandës operative të ushtrisë, në kumtesën e publikuar nga agjencia e lajmeve Fars. 

Ai nuk saktësoi se për cilin "regjim" bëet fjalë. Ushtria iraniane kumtoi se do të sulmojë infrastrukturën energjetike dhe instalacionet e desalinizimit në rajon nëse Donald Trampi i zbaton kërcënimet e tij për të shkatërruar termocentralet e Iranit.

Paraprakisht, Donald Tramp i dha Iranit 48 orë për të hapur Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar ose do të përballet me shkatërrimin e elektranave iraniane. Kërcënimi nga SHBA-ja vjen pasi dy raketa iraniane goditën dy qytete në Izraelin jugor mbrëmë, njëra prej tyre pranë një qendre kërkimore bërthamore, me ç'rast u plagosën më shumë se 100 persona dhe u shkaktuan dëme të shumta materiale. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR