• e martë, 24 mars 2026

IDF bëri të ditur për sulme të reja ndaj Teheranit

IDF bëri të ditur për sulme të reja ndaj Teheranit

 Tel Aviv, 23 Mars 2026 (MIA) - Forcat Izraelite të Sigurisë (IDF) në Telegram njoftuan se "kanë filluar një valë të gjerë sulmesh që synojnë infrastrukturën e regjimit terrorist iranian në Teheran".

Në pjesën lindore të Teheranit mëngjesin e sotëm janë dëgjuar shpërthime të forta, ndërsa është aktivizuar edhe mbrojtja ajrore iraniane.

 Izraeli dhe ShBA sulmuan Iranin më 28 shkurt, ndërsa  Teherani u kundërpërgjij me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe vendeve aleate të ShBA-së në Gjirin Persik.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR