• e diel, 01 shkurt 2026

Hapet thirrje për edicionin e 18-të të projektit "Lider", i cili i inkurajon dhe nxit sipërmarrësit e Maqedonisë që të zhvillojnë zgidhje biznesi lokale

Hapet thirrje për edicionin e 18-të të projektit

Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - "Maqedonia 2025" ka shpallur thirrje pujblike për projektin "Lider", i cili për herë të 18-të do të mbahet nga data 14 deri më 17 prill të vitit 2026 në Shkup. projekti realizohet në bashkëpunim me  Ivey Business School - Western University, të cilët e kanë organizuar këtë program që në vitin 1991. Programi paraqet MBA pesëditore (Master of Business Administration), i cili i inkurajon dhe nxit sipërmarrësit maqedonas që të zhvillojnë zgidhje biznesi lokale që kdijojnë mundësi të reja për zhvillim social dhe ekonomik.

Thirrja është e hapur deri më 15 mars 2026 dhe mund të aplikojnë pjesëmarrës deri në moshën 35 vjeç, sipërmarrës, menaxherë, pronarë kompanish, profesionistë të rinj nga sfera e biznesit, si dhe të gjitha palët e interesuara që duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes.

"Përmes metodave interaktive të të nxënit dhe punës me studime rastesh, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë njohuri dhe aftësi shtesë praktike për të gjitha fazat e zhvillimit të biznesit, duke përfshirë zhvillimin e strategjisë, financat, marketingun, promovimin, shitjet dhe rritjen, si dhe të avancojnë të menduarit e tyre në biznes", thonë nga "Maqedonia 2025".

Gjatë programit, shtojnë ata, pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësinë për seanca individuale mentorimi me instruktorë nga Ivey Business School dhe/ose mentorë të ofruar nga "Maqedonia 2025".

"Instruktorët e projektit LIDER vijnë nga Ivey Business School kanadeze dhe do t'i ndihmojnë kandidatët e përzgjedhur të futin praktika të reja biznesi në operacionet e kompanive të tyre ekzistuese ose t'i shndërrojnë idetë e tyre në biznese të qëndrueshme dhe të suksesshme", theksojnë nga "Maqedonia 2025". mb/

Foto: "Maqedonia 2025"

QËNDRONI TË LIDHUR