• e martë, 24 mars 2026

Golob fitoi në zgjedhje, por pa shumicë - Sllovenia para negociatave të paqarta për koalicion

Golob fitoi në zgjedhje, por pa shumicë - Sllovenia para negociatave të paqarta për koalicion

Lubjanë, 23 mars 2026 (MIA) - Partia liberale e kryeministrit slloven, Robert Golob fitoi më së shumti vota në zgjehdjet parlamentare të mbajtura dje, por e humbi shumicën së bashku me partnerët e koalicionit nga blloku i majtë, tregojnë rezultatet e para zyrtare.

Lëvizja "Slloboda" (GS) e Golobit fitoi 28,54 për qind të votave dhe 29 vende të deputetëve, pasi që u numëruan pothuajse të gjitha votat, kumtoi komisioni shtetëror zgjedhor. Partia opozitare demorkatike sllovene (SDS), e kryesuar nga ish-kryeministri djathtist, Janez Jansha fitoi 28,17 për qind dhe 28 mandate.

Rezultatet e vendosin Slloveninë para një procesi të ndërlikuar për formimin e qeverisë, sepse as blloku i majtë politik e as i djathti nuk arritën të sigurojnë 46 vende të deputetëve, sa nevojiten për shumicë në parlamentin 90-anëtarësh.

Edhe krahas kësaj, Golob paralajmëroi se do të formojë qeveri të re, duke cekur në fjalimin drejtuar mbështetësve në natën zgjehdore se partia e tij mori mandat ripërtëritës dhe se pasojnë negociata të vështira për koalicion.

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR