• e diel, 01 shkurt 2026

Gjorgjievski: Fillon procedura për furnizim të mbi 40 automjeteve të reja për nevojat e NP "Higjiena komunale"

Gjorgjievski: Fillon procedura për furnizim të mbi 40 automjeteve të reja për nevojat e NP

Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot informoi për investimin më të madh në pastrimin publik në dekadën e fundit, me fillim zyrtar të procedurës për furnizim të mbi 40 automjeteve të reja, bashkëkohore dhe të specializuara për nevojat e NP "Higjiena komunale".

Me këtë vendim Qyteti i Shkupit bën hap të rëndësishëm përpara drejt zgjidhjes së përhershme dhe sistematike të problemit me mirëmbajtjen e pastrimit publik, përmirësimin e kushteve higjienike dhe sigurimit të grumbullimit dinjitoz, të organizuar dhe efikas të mbeturinave në të gjitha lagjet e Shkupit. Projekti realizohet përmes bashkëpunimit të koordinuar me Minsitrinë e Transportit dhe Bankës botërore, ndërkaq plotësisht do të mbështetet edhe me mjete vetanake të Qytetit të Shkupit, që qartë e konfirmon angazhimin e fuqishëm institucionaë për qytet të shëndoshë, të rregullt dhe modern", informojnë nga Qyteti i Shkupit.

"Lajm i mirë për Shkupin - furnizohemi me mbi 40 automjete për 'Higjienën komunale'. Shkupjanë të respektuar, siç premtova kur e kërkova besimin tuaj, më e mira për Shkupin po vjen. Sot, me gëzim të madh ju informoj se zyrtarisht filloi procedura për furnizim të automjeteve të specializuara për nevojat e NP 'Higjiena komunale', të cilat do të sjellin rend dhe dinjitet në qytetin tonë. procedura e tenderit, të cilën e kryen Ministria e Transportit në bashkëpunim me Bankën botërore, tashmë është shpallur, ndërsapasprëfundimit të të gjitha procedurave, do të fillojë edhe dërgesa e automjeteve", kumtoi Gjorgjievski në profilin e tij në Fejsbuk.

Krahas kësaj, thekson kryetari i Qytetit, sot, në mbledhje të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të miratohet edhe programi për "Higjienën komunale", me të cilin Qyteti siguron edhe mbi dhjetë kamionë të rinj nga mjetet e veta.

Kjo do të thotë se në Shkup do të arrijnë dhe do të vihen në funksion mbi 40 automjete të reja, bashkëkohore dhe të specializuara, tëcilat çdo ditë do të kujdesen për pastërtinë në qytet. Kjo njëkohësisht është edhe investimi më i madh në pastrimin publik në dhjetë vitet e fundit, që qartë tregon për angazhimet tona të fuqishme për të mirën e qytetarëve. Vetëm për krahasim, kjo ndodhë përmë pak se tre muaj prej se jam kryetar i Qytetit në krahasim me tetë vite në të kaluarën kur janë furnizuar vetëm, katër automjete. Dhe ky nuk është fundi, furnizimi me automjete të reja për nevojat e ndërmarrjes vazhdon. Problemi me mbeturinat, i cili me vite i mundonte shkupjanët, shkon në histori", thekson Gjorgjievski.

Qyteti, thekson, do të disponojë me numër të mjaftueshëm të automjeteve në mënyrë që t'i mbulojë çdo lagje dhe çdo rrugë njëkohësisht, në mënyrë të organizuar dhe dinjitozesepse qyteti pastër do të thotë qytet i shëndoshë, ndërsa qytet i shëndoshë - jetë më e mirë për të gjithë.

Sinqerisht dhe nga zemra dëshiroj ta falënderoj kryeministrin Hristian Mickoski dhe minsitrin Aleksandar Nikollovski për mbështetjen e tyre të fuqishme dhe për kujdesin e vërtetë për qytetarët. Shkupjanë të dneruar, së bashku po i shkruajmë faqet e reja të historisë së bukur të qytetit. Tashmë nuk do të pyesim nëse mundemi më mirë. Atë realisht do t ajetojmë më mirë!", kumtoi Gjorgjievski. ab/

Foto: Qyteti i Shkupit

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR