• e martë, 24 mars 2026

Dimitrieska Koçoska - Sllaveski: MF dhe BPRM mbeten të përkushtuara ndaj koordinimit midis politikës fiskale dhe monetare

Dimitrieska Koçoska - Sllaveski: MF dhe BPRM mbeten të përkushtuara ndaj koordinimit midis politikës fiskale dhe monetare

 Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, sot realizoi një takim me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në të cilin shkëmbyen mendime mbi zbatimin e politikës fiskale dhe monetare dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar. Takimi është pjesë e koordinimit të vazhdueshëm midis pushtetit fiskal dhe monetar, njoftuan nga Ministria e Financave.

 Ministrja u përqendrua në kornizën ligjore me të cilën rregullohet puna e sistemit financiar, duke theksuar se është e rëndësishme të ruhet stabiliteti i tij, ndërsa guvernatori, nga ana e tij, theksoi në masat e ndërmarra nga pushteti monetar.

 Dimitrieska-Koçoska dhe Sllaveski u përqendruan edhe në situatën në nivel global.

 "Në takim u theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm midis politikës fiskale dhe asaj monetare, dhe u konkludua bashkërisht se gjendja e ekonomisë vendase është e qëndrueshme, ndërsa institucionet vazhdojnë të monitorojnë me kujdes rreziqet e jashtme dhe ndikimin e tyre të mundshëm në treguesit makroekonomikë", thuhet në kumtesë.

Foto: Ministria e Financave

 

QËNDRONI TË LIDHUR