• e mërkurë, 15 prill 2026

Deputetja Vasilevska në konferencën në Varshavë: Çështjet dypalëshe nuk mund të jenë pjesë e kritereve për anëtarësim në BE, as bazë për veto

Deputetja Vasilevska në konferencën në Varshavë: Çështjet dypalëshe nuk mund të jenë pjesë e kritereve për anëtarësim në BE, as bazë për veto

Shkup, 14 prill 2026 (MIA) - Deputetja Ivanka Vasilevska, kryetare e Seksionit të Kuvendit në AP të Frankofonisë, mori pjesë në punimet e Konferencës së Kryetarëve të Seksioneve të Parlamenteve Kombëtare të Rajonit të Evropës të AP-së së Frankofonisë, që u mbajt më 13 prill 2026 në Varshavë, Poloni.

Në Konferencë, njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit, morën pjesë delegacione nga Shqipëria, Andorra, Belgjika/Komuniteti Francez Valonia-Bruksel, Kantoni Valis, Kantoni Vaud, Franca, Zherse, Maqedonia e Veriut, Monako, Polonia, Zvicra dhe Katalonja.

Në Konferencë u shqyrtuan më shumë tema dhe çështje aktuale, ndër të cilat ishin çështjet që lidhen me rolin e parlamenteve kombëtare në Bashkimin Evropian, si dhe nevojën për projektet e vlerësimit dhe reformat. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe temës së rolit të parlamenteve në formësimin e politikës së sigurisë dhe sfidave që lidhen me rritjen e shpenzimeve ushtarake nga shtetet, e ndjekur nga diskutimi me deputetët.

Në diskutimin që pasoi, deputetja Vasilevska bëri një pyetje dhe theksoi se Kuvendi i Maqedonisë, pavarësisht ngecjes në integrimin evropian, është fuqimisht i përkushtuar për zbatimin e reformave, si në kontekstin e Planit të Rritjes, ashtu edhe në kontekstin e avancimit të situatave në të gjitha fushat, si parakusht për ndërtimin e një shoqërie të begatë dhe të qëndrueshme. Megjithatë, në kontekstin e Bashkimit Evropian, nuk mund t'i shpëtohet përshtypjes se pavarësisht suksesit të procesit të reformave, rruga jonë drejt BE-së është e bllokuar.

Duke marrë parasysh përvojën polake në mbrojtjen e interesave kombëtare, ajo pyeti nëse ekzistojnë mekanizma që Kuvendi i Maqedonisë mund të përdorë për të treguar se çështjet dypalëshe nuk mund të jenë pjesë e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se nuk mund të jenë bazë për veto në procesin e aderimit, qëndron në kumtesë. mb/

Foto: Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR