Bozhinovska: Energjetika ka të ardhme vetëm me kuadro të rinj të përgatitur profesionalisht
- Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska sot realizoi një vizitë pune në Shkollën e Mesme Elektroteknike "Mihajlo Pupin" – Shkup, ku u njoh me punën dhe mundësitë që ofron kjo shkollë profesionale për arsimin profesional në sektorin elektroteknik dhe energjetik.
- Post By Fitore Curri
- 14:46, 26 janar, 2026
Shkup, 26 janar 2026
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska sot realizoi një vizitë pune në Shkollën e Mesme Elektroteknike "Mihajlo Pupin" – Shkup, ku u njoh me punën dhe mundësitë që ofron kjo shkollë profesionale për arsimin profesional në sektorin elektroteknik dhe energjetik.
Në kuadër të vizitës, ministrja inspektoi pajisjet teknike të shkollës, përfshirë kabinetet dhe laboratorët bashkëkohorë për mësim në impiante energjetike, informatikën, automatikë dhe burimet e ripërtrishme të energjisë, të cilat janë thelbësore për arsimin praktik profesional.
Në takimin me nxënësit, stafin mësimor dhe drejtorin e shkollës, ministrja Bozhinovska theksoi se arsimi profesional është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në sektorin energjetik, veçanërisht në kontekstin e transformimit të sistemit energjetik drejt efikasitetit më të madh të energjisë dhe përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Ajo theksoi se nevoja për kuadro të rinj dhe të përgatitur profesionalisht në energjetikë dhe elektroteknikë është në rritje dhe se shteti po bën përpjekje për të lidhur arsimin me tregun e punës, përmes zhvillimit të aftësive praktike dhe bashkëpunimit me industrinë.
Gjatë dialogut me nxënesit Ministrja u ndal edhe te rëndësia e inovacioneve, efikasitetit energjetik dhe mundësive për karriera të ardhshme në sektor, duke inkurajuar të rinjtë të ndjekin mundësitë e zhvillimit dhe rritjes profesionale. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis arsimit, institucioneve shtetërore dhe sektorit të biznesit për të ofruar mundësi konkrete për trajnim praktik dhe punësim në të ardhmen.
Shkolla e mesme elektroteknike Mihailo Pupin konsiderohet si një nga shkollat profesionale më të avancuara në vend, e rinovuar plotësisht dhe e pajisur me infrastrukturë moderne që ofron kushte të shkëlqyera për krijimin e kuadrove të reja në sektorin elektroteknik dhe energjetik. Kjo është shkolla e parë që ka prodhimin e vet të energjisë elektrike përmes paneleve fotovoltaike, si dhe kabinete të specializuara për inovacion dhe mësimdhënie praktike, ku nxënësit fitojnë aftësi reale të zbatueshme në tregun e punës. Shkolla merr pjesë aktive në gara dhe projekte të shumta dhe bashkëpunon me institucionet arsimore përkatëse nga i gjithë rajoni, duke ndërtuar një rrjet njohurish dhe shkëmbimi përvojash. Ministrja Bozhinovska u përcolli nxënësve mesazhin se pret që ata të demonstrojnë njohuritë dhe potencialin e tyre në kompanitë dhe institucionet shtetërore energjetike, duke shprehur shpresën se do të qëndrojnë në vend dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit energjetik vendor.
Sanja Bozhinovska, ministre e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale
_______________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
.