Është lëshuar në përdorim gjimnazi i rikonstruktuar i Tetovës “Kiril Pejçinoviq”
- Në Tetovë sot u lëshua në përdorim gjimnazi i rikonstruktuar "Kiril Pejçinoviq".
- Post By Sara Ademi
- 13:20, 31 janar, 2026
Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Në Tetovë sot u lëshua në përdorim gjimnazi i rikonstruktuar "Kiril Pejçinoviq".
Në ngjarje mori pjesë kryeministri Hristijan Mickoski i cili shprehu kënaqësi që vetëm për disa muaj me punë të përkushtuar dhe të fortë përfundoi rikonstruimi i gjimnazit.

"Ajo që atëherë ndoshta dukej e pamundur, sot është e mundur, reale. Dua ta falënderoj kryetarin e komunës, këshilltarët e Komunës së Tetovës që e mbështetën këtë projekt, ta falënderoj Ministrinë e Arsimit, si dhe të gjithë ata që ia duan të mirën Tetovës dhe tetovarëve dhe që gjatë kësaj periudhe kanë qenë pjesë, do të thosha, e shumë projekteve që po realizohen në Komunën e Tetovës", tha Mickoski.
Nxënësve dhe mësimdhënësve nga kjo shkollë ai u dëshiroi shumë suksese në punë përkatësisht në mësim dhe tha "edhe shumë suksese për tetovarët të dalin nga bankat e kësaj shkolle.

"Prandaj, edhe një herë, qoftë me fat, qoftë i mbarë dhe u shtofshin edhe shumë projekte të tilla të suksesshme", shtoi kryeministri. sa/
Foto: Qeveria