• e martë, 24 mars 2026

Biroll: ANEB-i është konsultuar me vendet anëtare për lirimin e rezervave strategjike të naftës

Biroll: ANEB-i është konsultuar me vendet anëtare për lirimin e rezervave strategjike të naftës

Paris, 23 mars2026 (MIA) - Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) është konsultuar me qeveritë në Azi dhe Evropë që, "nëse është e nevojshme", të lirojnë sasi më të mëdha nga rezervat strategjike të naftës, deklaroi drejtori ekzekutiv i ANEB-it, Fatih Biroll.

"Nëse është e nevojshme, sigurisht që do ta bëjmë këtë. Do t’i ndjekim kushtet, do t’i analizojmë dhe vlerësojmë tregjet dhe do të bisedojmë me vendet tona anëtare", deklaroi Fatih Biroll.

Vendet anëtare të ANEB-it më 11 mars ranë dakord të lirojnë një rekord prej 400 milionë fuçish nafte nga rezervat strategjike për të kufizuar rritjen e çmimeve globale të naftës së papërpunuar.

Biroll theksoi se kriza në Lindjen e Mesme është "shumë e rëndë" dhe më serioze se dy goditjet e naftës të viteve të 70-ta të shekullit 20-të, si dhe se ndikimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës në gazin natyror.

"Zgjidhja më e rëndësishme për këtë problem është hapja e Ngushticës së Hormuzit", theksoi Biroll. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR