• e martë, 16 dhjetor 2025

Beqiri: Luajmë kundër një ekipi që ka qenë pjesë e Ligës së Kampionëve

Beqiri: Luajmë kundër një ekipi që ka qenë pjesë e Ligës së Kampionëve

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Kampioni i RMV-së, Shkëndija nesër luan ndeshje të re nga grupi në Ligën e Konferencës të UEFA-s. Në Shkup do të vijë Sllovan Bratisllava dhe kjo njëherit është ndeshja e fundit e Shkëndisë si skuadër pritëse në Shkup.

"Luajmë kundër një skuadre kryesisht cilësore, e cila sezonin e kaluar luajri edhe në Ligën e kampionëve. Ne sikur në çdo ndeshje këtu në Shkup, gjithmonë luajmë në mënyrë cilësore, kështu që shpresoj që edhe nesër si skuadër do të jemi në një nivel të mirë. Duher të them se ata janë favorit i lehtë në letër, por ne gjithmonë kemi treguar se mund të përballemi me çdo kundërshtar, këtu në shtëpi. Shpresoj se edhe nesër do të jemi ne skuadra që do të gëzohet në fund të ndeshjes", deklaroi trajneri i Shkëndisë, Jeton Beqiri.

Ndeshja Shkëndija - Sllovan Bratisllava luhet nesër (e enjte) në Arenën kombëtare "Todor Proeski" me fillim në ora 18:45. mb/

Foto: FB i KF Shkëndija

QËNDRONI TË LIDHUR