• e martë, 16 dhjetor 2025

Arritën ofertat e para për Sallahun

Arritën ofertat e para për Sallahun

Liverpull, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Mohamed Sallah pas barazimit të Liverpullit me Lidsin, vendosi të flasë për gjendjen e tij dhe raportin me menaxherin Arne Slot. Deklarata e tij bëri kaos të vërtetë dhe tani gjithnjë e më shpesh po flitet për largimin e tij nga Enfild Roud.

Sallah nuk ishte në përbërje në ndeshjen nga Liga e Kampionëve me Interin dhe mbeti në Liverpull, ku realizoi takim edhe me ish kapitenin e Liverpullit, Xhordan Hederson.

Disa ekipe nga Arabia Saudite tashmë kanë shfaqur interes për Sallahun, i cili megjithatë këto ditë do të shkojë në AFKON, ku do të paraqitet për kombëtaren e tij - Egjiptin. Krahas tre ekipeve të Arabisë Saudite, Sallahun e dëshirojnë edhe dy nga SHBA-ja.

Një nga klubet e Arabisë Saudite tashmë ka dërguar ofertë deri te Sallahu me pagë javore prej 2,85 euro.

Sallah pas xhiros së ardhshme dhe ndeshjen me Brajtonin, do të shkojë në AFKON, ndërsa nuk është e sigurtë nëse prap do ta vesh fanellën e Liverpullit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR