25 mars 2026
Zagreb - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë ligjeratë në Fakultetin juridik në Zagreb.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të realizojë takim me ambasadorin e Republikës së Koresë, Dongbae Kim. (Kuvend, Salla e Qeverisë/10:30)
Shkup - Mbledhje e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. (Kuvend, Salla 4/12:30)
Shkup - Takim o Komisionit kuvendor për vetëqeverisje lokale me përfaqësues të Institutit nacional demokratik (NDI). (Kuvend, Qendra edukative - Instituti parlamentar/10:00)
Shkup - Prezantim i automjeteve të lehta blinduese "STRYKER" ku do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe kryeministri Hristian Mickoski, së bashku me shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral-majorin Sashko Llafçiski, Nikol Uarns, zëvendës shefe e Misionit të Ambasadës së SHBA-së, si dhe komandantët e Komandës për operacione dhe brigadës së parë këmbësorike. (Kazerma "Strasho Pinxhur" – Petrovec/11:00)
Shkup - Konferencë në kuadër të projektit "Përforcimi i pjesëmarrjes së qytetarëve dhe bizneseve në Procesin e Berlinit dhe Agjenda reformuese e Maqedonisë së Veriut" me temë "Më pak barriera, më shumë mundësi: Reforma për erë në shpinë të bizneseve të vogla dhe të mesme" në organizim të Institutit prë demokraci. (h."Sollun"/11:10, deklarata për mediumet/11:00)
Kumanovë - Ditë e hapur e Drejtorisë së doganave. (Sheshi i qytetit/10:00 до 13:00)
Shkup - Promovim solemn i SuisÇam MK - Oda zvicerane e Maqedonisë së Veriut. (Muzeu i luftës maqedonase për pavarësi/12:00, deklarata për mediumet/12:30)
Kërçovë - Tribunë në kuadër të fushatës "Zëri që e dëgjojmë - më e mira e Maqedonisë" në organizim të Minsitrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. (Komuna e Kërçovës, salla komunale/18:00, është paraparë deklaratë për mediumet)
Shkup - Fatih Shahbaz, drejtor kryesor ekzekutiv i Halkbank SHA Shkup dhe Nikolla Kimovski, drejtor i përgjithshëm i Teatrit popullor të Maqedonisë do të nënshkruajnë marrëveshje për patronat vjetor mes Hallkbank SHA Shkup dhe Teatrit popullor të Maqedonisë. (TPM, foaje/13:00)
Shkup - Shoqata e Maqedonisë e juristëve të rinj (SHMJR) organizon ngjarje kushtuar rreziqeve të sigurisë nga radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm, në kontekst të tensioneve aktuale gjeopolitike dhe kërcënimeve digjitale. (h."Meriot"/10:00, deklarata për mediumet/9:45)
Shkup - Punëtori interaktive kushtuar zbatimit praktik të inteligjencës artificiale në marketingun dhe komunikimin digjital tek kompanitë e vogla dhe të mesme në organizim të DINNA AI dhe INNOFEIT EDIH. (INOFEIT, rr."Ruxher Boshkoviq"18/11:00)
Shkup - Ngjarje Kick-off Meeting i projektit Forest Fire Struga (FFS) për përforcimin e kapaciteteve për përballje me zjarret pyjore, bashkëpunimi tejkufitar dhe përmirësimi i gatishmërisë operative, financuar në kuadër të Mekanizmit për mbrojtje civile të Bashkimit Evropian (UCPM). (h."Hillton"/9:30)
Shkup - Pres-brifing dhe shetitje mediatike në kuadër të "Panairit të mobiljeve 2026". (МОIА kafe, kompleksi "Boris Trajkovski"/11:30)
______________________________________________________________________
***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***