• e martë, 24 mars 2026
MIA Paralajmërime

24 mars 2026

Zagreb - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë me temë "Bankaria qendrore në një botë në ndryshim: Nxitja e stabilitetit, inovacionit dhe rezistencës", të organizuar nga Banka Popullore. (h. "Meriot"/9:00)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët "Vendosje e ankesës kushtetuese?" organizuar nga Gjykata Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese/10:00/është planifikuar deklaratë për shtyp)

Shkup - Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski do të hapë konferencën me temë "Bankaria qendrore në një botë në ndryshim: nxitja e stabilitetit, inovacionit dhe rezistencës". (h"Marriott3/9:00, https://www.youtube.com/live/H79qo8qKQP4)

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevs kado të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalim në ceremoninë solemne që shënon nisjen e fushatës për të rritur ndërgjegjësimin publik rreth rreziqeve të përdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (SHM "Vllado Tasevski"/12:00)

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu do të marrë pjesë në press-konferencën në Klinikën e Sëmundjeve të Syve me rastin e transplantimeve të suksesshme të kornesë, të realizuara në bashkëpunim me një ekip ekspertësh nga Amerika. (ndërtesa e Klinikave Interne, biblioteka në katin e dytë/12:00)

Shkup - Tryezë e rrumbullakët - "Vendosje e ankesës kushtetuese?", organizuar nga Gjykata Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese/10:15/konferencë për shtyp në 11:20)

Shkup - Konventa kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut do të jetë nikoqire e sesionit të 7-të të Grupit të punës 6 - Antikorrupsioni (Kapitulli 5 - prokurimi publik, Kapitulli 18 - statistikat) dhe Kapitulli 32 - kontrolli financiar) si pjesë e Grupit 1 - vlerat themelore të Kornizës negociuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, organizuar nga Lëvizja Evropiane. (h. "Panoramika"/9:30)

Shkup - Program dyditor kushtuar aksesit digjital dhe zhvillimit digjital gjithëpërfshirës, ​​i cili do të mbahet në kuadër të projektit WebEmpower, organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) në Universitetin "Shën Cirili e Metodi". (Ambientet e FSHIK-t)

Shkup - Me rastin e 17 Marsit - Ditës së Kryqit të Kuq dhe Ditës së Dhurimit të Gjakut, Kryqi i Kuq organizon një aktivitet kushtuar promovimit të ndihmës së shpejtë dhe rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e reagimit në kohë në situata emergjente. (Sheshi Maqedonia/11:00)

Shkup - IMM do të ndajë çmimet e gazetarisë "Nikolla Mlladenov 2025". ("Intermezzo Music Bar"/13:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e Shoqatës SOS VITA - Shkup. (Ambientet e SOS VITA/13:00)

_____________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR