Partitë politikePolitikë

Zyrtarët e BDI-së, bashkëbisedim dhe llogaridhënie në Komunën e Studeniçanit

Karvani llogaridhënës i funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Sadulla Duraku, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, minstri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi, zëvendësministra, sekretarë shtetëror dhe deputetë, vizituan Komunën e Studeniçani

Shkup, 25 janar 2020 (MIA) – Karvani llogaridhënës i funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Sadulla Duraku, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, minstri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi, zëvendësministra, sekretarë shtetëror dhe deputetë, vizituan Komunën e Studeniçanit.

Fillimisht, siç theksohet në komunikatën e kësaj partie, ata kanë realizuar takim me qytetarët  e komunës së Studeniçanit dhe rrethinës, ku patën mundësinë të diskutojnë me banorët rreth të arriturave të deritanishme që përmes qeverisjes së pushtetit qendror dhe lokal janë premtuar dhe realizuar.

“Njëkohësisht, banorët patën mundësi të komunikojnë drejtpërdrejtë me funksionarët kompetent të fushave të ndryshme dhe të marrin përgjigje në pyetjet që ata i tangojnë nga përditshmëria e tyre, nga sfidat me të cilat ata ballafaqohen, rreth planeve që ata kanë për të ardhmen e këtij rajoni etj. Banorët e kësaj komune shprehën kënaqësi për investimet e deritanishme që janë bërë në këtë komunë, siç janë projektet infrastrukturore: ndërtimi dhe rikonstruimi i rrugëve lokale prej f. Studeniçan deri në f. Moranë në vlerë prej 15.6 milion denarë, e po ashtu edhe të rrugëve të tjera në shumë prej 6.3 milion denarë, ndërtimin e sallë së re sportive në vlerë prej 24 milion denarë, ndërtimin e shkollës që po vijon në fshatin Batincë të komunës së Studeniçanit në vlerë prej 46 milion e 400 mijë denarë, etj”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Ndryshe, siç theksohet, banorët e kësaj komune gjithashtu hapur shprehën edhe vërejtjet e tyre, sugjerimet dhe propozimet për iniciativat e radhës që duhet të ndërmerren për lehtësimin e jetës së tyre të përditshme dhe për progres më të shpejtë ekonomik të këtij rajoni. fab/

 

Back to top button
Close
Close