0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Zyrtare: Verner ka nënshkruar për Çellsin

Sulmuesi i RB Lajpcig, Timo Verner, ka nënshkruar kontratë me Çellsin, u publikua në ueb faqen zyrtare të klubit londinez.

Londër, 18 qershor 2020 (MIA) – Sulmuesi i RB Lajpcig, Timo Verner, ka nënshkruar kontratë me Çellsin, u publikua në ueb faqen zyrtare të klubit londinez.

Gjermani (24) ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Pjesën e mbetur të sezonit do ta kalojë në Lajpcig, ndërsa sulmuesi do t’i bashkangjitet Çellsit në korrik, pas kontrollit mjekësor.

“Ne jemi shumë të kënaqur që Verner ka vendosur të na bashkangjitet. Ai është lojtar, të cilin e ka kërkuar tërë Evropa dhe kjo nuk befason. Me padurim presim që Timo të bëhet pjesë e ekipit, por deri atëherë i dëshirojmë atij dhe RB Lajpcig gjitha të mirat këtë sezon”, thuhet në kumtesën e Çellsit.

Deri tani këtë sezon, Verner ka luajtur 43 ndeshje për Lajpcigun, ka shënuar 32 gola dhe ka bërë 13 asistime. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close