0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Zyrtare: Van de Bik nënshkroi për Mançester Junajted

Mançester Junajted ka zyrtarizuar transferimin e tij të parë veror. Klubi nënshkroi me mesfushorin e Ajaksit, Deni van de Bik, 39 milionë euro plus pesë milionë euro në klauzola do të paguhen për të. Reprezentuesi 23 vjeçar holandez do të luajë për klubin anglez për pesë sezonet e ardhshme me mundësi edhe për 12 muaj të tjerë. Paga e tij javore do të jetë 120.000 euro.

Mançester, 2 shtator 2020 (MIA) – Mançester Junajted ka zyrtarizuar transferimin e tij të parë veror. Klubi nënshkroi me mesfushorin e Ajaksit, Deni van de Bik, 39 milionë euro plus pesë milionë euro në klauzola do të paguhen për të. Reprezentuesi 23 vjeçar holandez do të luajë për klubin anglez për pesë sezonet e ardhshme me mundësi edhe për 12 muaj të tjerë. Paga e tij javore do të jetë 120.000 euro.

“Nuk mund ta përshkruaj se sa mundësi e pabesueshme është të luash në klubin me histori kaq të madhe. Dua të falënderoj të gjithë në Ajaks. Tani jam gati për hapin tjetër në karrierën time dhe të luaj në nivelin më të lartë. Dhe nuk ka nivel më të lartë se standardet e Mançester Junajtedit. Ekipi ka disa nga mesfushorët më të mirë në botë dhe e di se ashtu siç dua, të mësoj prej tyre, unë mund të kontribuoj për klasin e ekipit”, deklaroi Van de Bik.

Ai është produkt i akademisë Ajaks. Ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë në vitin 2015. Në vitin 2017, ai luajti në finalen e Ligës së Evropës, në të cilën ekipi holandez humbi nga Mançester Junajted, dhe në vitin 2019, ai kishte meritën për kualifikimin e ekipit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në sezonin 2019/20, ai shënoi 10 gola dhe 11 asistime në të gjitha garat. bs/bsh/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close