EvropëEvropë.Portal

Zvicra pret rënie të BPV-së prej 6,7 për qind, rënia më e madhe në 45 vitet e fundit

Qeveria zvicerane parashikon rënie të bruto prodhimit vendor prej 6,7 për qind për këtë vit,  duke cituar se recesioni i shkaktuar nga pandemia  e koronavirusit, do të jetë më e keqe se sa që frikohej në mars.

Cyrih, 23 prill 2020 (MIA) – Qeveria zvicerane parashikon rënie të bruto prodhimit vendor prej 6,7 për qind për këtë vit,  duke cituar se recesioni i shkaktuar nga pandemia  e koronavirusit, do të jetë më e keqe se sa që frikohej në mars.

Sekretariati shtetëror për punë ekonomike të Zvicrës (SECO) sot publikoi parashikim të rishikuar nga muaji mars,  sipas të cilës vlerësohet se  ekonomia, e udhëhequr nga eksporti, duhet të rritet për 5,2 për qind  vitin e ardhshëm.

Në projeksionet e muajit mars është vlerësuar se  rënia ekonomike  këtë vit  do të arrijë 1,5 për qind, pas së cilës vitin e ardhshëm do të shënojë rritje prej 3,3 për qind.

Nëse realizohet  parashikimi  më i ri,  do të ishte  rënia më e keqe e ekonomisë zvicerane  nga viti 1975.  sa/

Таг
Back to top button
Close
Close