BallkanBallkan.Portal

Zoran Tegeltija u emërua kryesues me Këshillin e ministrave të BeH-së

Deputetët në Dhomën përfaqësuese të Kuvendit parlamentar të BeH-së e konfirmuan emërimin e funksionarit të SNSD-së, Zoran Tegeltia për kryesues me Këshillin e ministrave të BeH-së.

Sarajevë, 5 dhjetor 2019 (MIA) – Deputetët në Dhomën përfaqësuese të Kuvendit parlamentar të BeH-së e konfirmuan emërimin e funksionarit të SNSD-së, Zoran Tegeltija për kryesues me Këshillin e ministrave të BeH-së.

Emërimi i Tegetlijës në këtë funksion vjen 14 muaj pas zgjedhjeve në BeH. Kuvendi parlamentar i BeH-së e konfirmoi propozimin e Kryesisë së BeH-së për emërim të funksionarit Tegetlija, i cili është ish-ministër i Financave i Republikës Sërpska.

për të votuan 28 deputetë, tetë u deklaruan kundër, ndërsa dy ishin të përmbajtur.

Tegetlija në mbledhjen e Dhomës përfaqësuese të Kuvendit parlamentar të BeH-së e prezantoi ekspozenë, në të cilën cekë se prioritetet për punën e përbërjes së ardhshme të Këshillit të ministrave të BeH-së do të jenë kryesisht tema ekonomike.

Si posaçërisht të rëndësishme i ceki reformën në administratën publike, përforcimin e agjencive të sigurimit dhe bashkëpunimin me qeveritë e entiteteve. ab/

 

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close