BotëBotë.Portal

Zjarrfikësit tentojnë të parandalojnë pothuajse 150 zjarre në Australi

Zjarrfikësit luftojnë të parandalojnë pothuajse 150 zjarre në Uelsin e Ri Jugor ndërsa erërat e fuqishme e përhapin tymin sërish drejt Sidneit, qyteti më i madh në Australi, njoftuan sot mediumet australiane.

Sidnei, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Zjarrfikësit luftojnë të parandalojnë pothuajse 150 zjarre në Uelsin e Ri Jugor ndërsa erërat e fuqishme e përhapin tymin sërish drejt Sidneit, qyteti më i madh në Australi, njoftuan sot mediumet australiane.

Të paktën katër persona e kanë humbur jetën në zjarret nga fillimi i nëntorit, ndërsa më shumë se 680 shtëpi janë shkatërruar. Zjarrfikësit vazhdojnë në Uelsin e Ri Jugor, Viktoria, Austrianë Jugore dhe Kuinslend.

Komisari i shërbimit të zjarrfikësve të Uelsit të Ri Jugor, Shejn Ficsimons, derisa pothuajse 150 zjarre po digjen nëpër bregun lindore të Australisë, tha se autoritetet janë jashtëzakonisht të shqetësuar për tetë zjarre rreth Sidneit, ku jetojnë rreth pesë milionë njerëz.

“Ata kanë potencial ose pritet të përhapen në lindje, që, për fat të keq, hyn në vende të banuara, fshatra, bashkësi, zona të izoluara rurale dhe biznese bujqësore dhe afariste nëpër tërë rajonin”, deklaroi Ficsimons para gazetarëve në Sidnei.

Ai shtoi se disa zjarre në veriperëndim të qytetit janë bashkuar, me çka formohet front i madh që përhapet me ndihmën e erës. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close