0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDShoqëri

Zjarrfikësit e Kumanovës tërë natën kanë shuar zjarr në kulmin e një ndërtese

 Zjarrfikësit e Kumanovë tërë natën  kanë shuar zjarr  në konstrukcionin e kulmit të ndërtesës në rrugën "Sava Kovaçeviq" në afërsi të spitalit të Kumanovës.

Kumanovë, 2 dhjetor 2019 (MIA) – Zjarrfikësit e Kumanovë tërë natën  kanë shuar zjarr  në konstrukcionin e kulmit të ndërtesës në rrugën “Sava Kovaçeviq” në afërsi të spitalit të Kumanovës.

Nga Njësia territoriale e zjarrfikësve në Kumanovë sot informuan se nuk ka persona të lënduar. Prej atje thonë se  zjarri së pari ka pësuar  nga një oxhak i djegur pas së cilës është përhapur në kulm.

Sipas komandantit të Njësisë zjarrrfikëse të Kumanovës Dejan Ilievski,  zjarrfikësit kanë intervenuar  me një automjet në periudhën nga ora 20:50 deri në 00:50.

“Herën e dytë kanë intervenuar shtatë kolegë me dy automjete nga ora 01:30 deri në orën 07:05 në mëngjes. E kanë shkatërruar kallamin nën çati, derisa zjarri nuk është vënë nën kontroll”, deklaroi Ilievski.

Për uikend, zjarrfikësit kanë shuar zjarr në shtëpinë e uikendit në fshatin Konjare e Epërme, ndërsa kanë intervenuar edhe në shtyllën e djegur të “Nikullski pat”.  sa/

Back to top button
Close
Close