BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Zjarre pyjore në Kaliforni, evakuim i 250.000 njerëzve

Tre zjarre masive pyjore shpërthyen në Kaliforninë veriore. Zjarrfikësit bëjnë përpjekje ta parandalojnë përhapjen e zjarrit, ndërsa pothuajse 250.000 njerëz janë në proces të evakuimit.

San Francisko, 24 gusht 2020 (MIA) – Tre zjarre masive pyjore shpërthyen në Kaliforninë veriore. Zjarrfikësit bëjnë përpjekje ta parandalojnë përhapjen e zjarrit, ndërsa pothuajse 250.000 njerëz janë në proces të evakuimit.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, trupi i pajetë i një burri 70 vjeçar, zhdukja e të cilit ishte paraqitur  javën e kaluar, është gjetur  në pyjet e Santa Kruz, në jug të San Franciskos. Ai është viktima e shtatë e më shumë se 650 zjarreve  në Kaliforni për një javë.

Në terren ka 14.000 zjarrfikës, 2.400 automjete të zjarrfikësve dhe 95 aeroplanë Kanaderë, të cilët gjatë gjithë kohës përballen me zjarrin.

Sipas kompetentëve, të gjitha zjarret kanë shpërthyer  pas goditjes së rrufesë,  të cilët prej 15 gushtit ishin rreth 12 mijë.

Kushtet janë të goditura për përhapje të mëtutjeshme të zjarrit sepse temperaturat  janë të larta, lagështia e vogël, vetëtimat janë të shpeshta, ndërsa era arrin shpejtësi edhe deri në 65 milje në orë (rreth 105 kilometra në orë).

“Janë krijuar të gjitha parakushtet për situatën këtu  të jetë ferr”, paralajmëroi Mark Branton, komandant i brigadës së zjarrfikësve në Kaliforni. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close