BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëUncategorized

Zjarre në ishujt grek Evia dhe Kretë

Zjarre të mëdha shpërthyen sot në ishujt grek Evia dhe Kretë, ndërsa era në mënyrë shtesë e vështirësoi shuarjen dhe përpjekjet, pas disa orësh, vatrat e zjarrit të vendosen pjesërisht nën kontroll, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina

Athinë, 2 korrik 2020 (MIA) – Zjarre të mëdha shpërthyen sot në ishujt grek Evia dhe Kretë, ndërsa era në mënyrë shtesë e vështirësoi shuarjen dhe përpjekjet, pas disa orësh, vatrat e zjarrit të vendosen pjesërisht nën kontroll, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Njësia e Drejtorisë për ballafaqim me zjarre të shkaktuara, me urdhër të shefit të Shërbimit zjarrfikës të Greqisë, është nisur në ishullin Evia që t’i hetoj shkaqet e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse janë përforcuar dhe në terren gjenden gjithsej 57 zjarrfikës, 20 automjete, dy ekipe këmbësorie, dy aeroplanë dhe një helikopter.

Në Kretë sipas mediave lokale, zjarri ka qenë në afërsi të vendbanimit dhe pjesërisht është vendosur nën kontroll, ndërsa në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 15 zjarrfikës me shtatë automjete. sr/sn/

Back to top button
Close
Close