BotëBotë.Portal

Zjarr në një tanker në Sri Lankë, në oqean mund të derdhen 270.000 tonë naftë

Rreth 270.000 tonë naftë mund të derdhet në oqean pasi shpërtheu zjarr në një cisternë me naftë, të regjistruar në Panama, në afërsi të bregut juglindor të Sri Lankës, deklaroi komandanti ushtarak i Sri Lankës. 

Kolombo, 3 shtator 2020 (MIA) – Rreth 270.000 tonë naftë mund të derdhet në oqean pasi shpërtheu zjarr në një cisternë me naftë, të regjistruar në Panama, në afërsi të bregut juglindor të Sri Lankës, deklaroi komandanti ushtarak i Sri Lankës.

“Zjarri u shkaktua nga një shpërthim në hapësirën e motorëve, sot në mëngjes sipas kohës lokale, ndërsa ende nuk është vendosur nën kontroll”, deklaroi zëdhënësi i marinës.

Ai shtoi se “MV Dajmont” ka lundruar në relacionin nga Kuvajti deri në Indi, kur ka ndodhur shpërthimi.

Në anije ka pasur 23 anëtarë të ekuipazhit, prej të cilëve 22 janë shpëtuar, ndërsa të paktën dy janë lënduar.

“Supozohet se anëtari i zhdukur i ekuipazhit ka vdekur në hapësirën ku ka shpërthyer zjarri”, deklaroi zëdhënësi.

Sri-Lanka ka dërguar tre anije dhe një helikopter që të ndihmojnë. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close