Korrespondentë MKDKronikëKronikë.PortalLajme nga komunat

Zjarr në një objekt vreshtash në Negotinë, një viktimë

Zjarri i cili sot ka shpërthyer në një objekt vreshtash në Negotinë, ia mori jetën një personi.

Negotinë, 19 korrik 2020 (MIA) – Zjarri i cili sot ka shpërthyer në një objekt vreshtash në Negotinë, ia mori jetën një personi.

Informacionin për zjarrin për MIA-n e konfirmoi Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles. Ai tha se për momentin është duke u bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes. Atje janë zjarrfikësit, ekipe të policisë dhe një prokuror publik.

Nga Prokuroria për MIA-n e konfirmuan se nga zjarri është një viktimë. svd/ shk/

Back to top button
Close
Close