BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Zjarr në një fabrikë në Nju-Delhi, 43 viktima

Të paktën 43 persona kanë humbur jetën, pas shpërthimi të një zjarri në një fabrikë të çantave në kryeqytetin e Indisë, Nju-Delhi, kumtuan përfaqësuesit qeveritarë.

Nju-Delhi, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Të paktën 43 persona kanë humbur jetën, pas shpërthimi të një zjarri në një fabrikë të çantave në kryeqytetin e Indisë, Nju-Delhi, kumtuan përfaqësuesit qeveritarë.

Numri më i madh i viktimave në fabrikën gjashtë katëshe ishin punëtorë, të cilët në momentin kur shpërtheu zjarri po flinin në dyshemenë e ndërtesës. Zjarri nisi rreth orës 5:00 apo 6:00 sipas kohës lokale.

Të paktën 16 prej 50 personave që u shpëtuan janë në spital dhe po trajtohen.  Shumica e tyre raportohet se janë në gjendje stabile.

Tash për tash nuk dihen ende shkaqet e zjarrit

Zjarre të tilla janë të zakonshme në Indi, ku ndërtuesit, por edhe pronarët e bizneseve rregullisht injorojnë standardet e sigurisë kur ndërtojnë ndërtesat. Por, ky incident është ndër më vdekjeprurësit në këto vitet e fundit në Indi.

Kryeministri i Indisë, Narenda Modi tha se kjo është një tragjedi e madhe dhe shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close