EvropëKorrespondentë Botë

Zjarr në një fabrikë në afërsi të qytetit francez Ruan

Një zjarr shpërtheu në fabrikën për bioderivate "Saipol", e cila ndodhet në afërsi të qytetit francez Ruan, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 13 mars 2020 (MIA) – Një zjarr shpërtheu në fabrikën për bioderivate “Saipol”, e cila ndodhet në afërsi të qytetit francez Ruan, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

“Incident në fabrikën ‘Saipol’. Zjarrfikësit janë në terren. Respektojeni perimetrin e vendosur të sigurisë prej 500 metrave”, kumtoi policia në profilin e vet në Tuiter.

Prefekti i Ruanit, Patris Dupraj tha se në incident nuk ka të lënduar.

I pyetur për rreziqet nga ndotja, ai theksoi se prodhimi i vetëm i rrezikshëm nuk është përfshirë nga zjarri, duke shtuar se “këtu prodhohet vaj dhe ushqim për kafshë, ai nuk është Lubrizol”.

Më 26 shtator të vitit të kaluar shpërtheu një zjarr në fabrikën “Lubrizol” në afërsi të Ruanit, me ç’rast u djegën 9.505 tonë prodhime kimike, duke shkaktuar re të zeza tymi të dukshëm në 22 kilometra. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close