EvropëEvropë.Portal

Zjarr në një anije me emigrantë në Itali, katër persona humbën jetën

- Të paktën katër emigrantë humbën jetën, ndërsa shtatë janë lënduar kur shpërtheu një zjarr në anijen e tyre përgjatë bregut jugor të Italisë, transmetuan mediat italiane.

Romë, 30 gusht 2020 (MIA) – Të paktën katër emigrantë humbën jetën, ndërsa shtatë janë lënduar kur shpërtheu një zjarr në anijen e tyre përgjatë bregut jugor të Italisë, transmetuan mediat italiane.

Policia bëri të ditur se janë lënduar edhe dy policë, të cilët po tentonin t’iu ndihmonin emigrantëve.

Televizioni shtetëror italian RAI Njuz 24 bëri të ditur se është konfirmuar se katër emigrantë kishin humbur jetën, por se deri më tani ende nuk është e qartë se a kishin pësuar në zjarrin ose ishin mbytur në det.

Pas zjarrit të shkaktuar nga shpërthimi, ishte ngritur tym, të cilin mund ta shihnin edhe turistët në plazhin në afërsi të Krotone, qytet bregdetar në rajonin e Kalabrisë, në jug të Italisë.

Agjencia e lajmeve Pres bën të ditur se në anije ka pasur rreth 20 emigrantë. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close