BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Zjarr në një anije mallrash greke në Detin Arabik

Një anije mallrash në pronësi të një kompanie greke të anijeve, u përfshi nga flakët përderisa lundronte në Detin Arabik nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Afrikën e Veriut, ndërsa ekipet e shpëtimit nga India po punojnë për ta vënë zjarrin nën kontroll, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 19 gusht 2020 (MIA) – Një anije mallrash në pronësi të një kompanie greke të anijeve, u përfshi nga flakët përderisa lundronte në Detin Arabik nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Afrikën e Veriut, ndërsa ekipet e shpëtimit nga India po punojnë për ta vënë zjarrin nën kontroll, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas të njëjtave informacione, anija-kargo “Faneromeni” që lundron nën flamurin grek është bosh, gjegjësisht pa ngarkesë, ka 18 anëtarë të ekuipazhit, pesë prej të cilëve janë grekë, ndërsa zjarri shpërtheu rreth orës katër të mëngjesit të sotëm. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close