0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDKronikëKronikë.PortalLajme nga komunat

Zjarr në kompleksin banesor-afarist në sheshin e Tetovës

 Zjarr ka shpërthyer dje rreth orës 22:00 në çatinë e kompleksit banesor-afarist të quajtur Çeshell në sheshin e qytetit në Tetovë, me ç'rast nuk ka persona të lënduar. Zjarri ka shpërthyer në çatinë e zyrave afariste, ndërsa e kanë shuar nëntë zjarrfikës me tre automjete.

Tetovë, 13 korrik 2020 (MIA) – Zjarr ka shpërthyer dje rreth orës 22:00 në çatinë e kompleksit banesor-afarist të quajtur Çeshell në sheshin e qytetit në Tetovë, me ç’rast nuk ka persona të lënduar. Zjarri ka shpërthyer në çatinë e zyrave afariste, ndërsa e kanë shuar nëntë zjarrfikës me tre automjete.

“Kemi arritur relativisht shpejtë në vend dhe arritëm ta shuajmë zjarrin derisa ishte në çatinë e kompleksit. Për fat, parandaluam të depërtojë në zyrat dhe në banesat”, deklaroi Uka Aliti, komandat i zjarrfikësve.

Nga SPB Tetovë informojnë se tek ta zjarri është paraqitur në orën 23:40 minuta dhe se inspektim do të bëhet gjatë ditës. as/fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close