0_Web_AktualeKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Zjarr në deponinë e qytetit në Dibër

Në deponinë e qytetit në Dibër mbrëmë shpërtheu zjarr, ndërsa tymi dhe aroma e rëndë janë përhapur në tërë qytetin. 

Dibër, 23 maj 2020 (MIA) – Në deponinë e qytetit në Dibër mbrëmë shpërtheu zjarr, ndërsa tymi dhe aroma e rëndë janë përhapur në tërë qytetin.

Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë njësia zjarrfikëse territoriale, si dhe të punësuarit në ndërmarrjen komunale publike “Standard” me mekanizmin e vet.

“Shkaku, më se e sigurtë është faktor njeriu. Është djegur gjatë natës, pasi të kishte ndodhur gjatë ditës, ndoshta do të mund të thuhej se ka qenë nga temperaturat e larta. Kjo nuk ndodh për herë të parë”, thotë Omer Cami, udhëheqës i Sektorit për higjienë komunale në NKP “Standard”. bsh/

Back to top button
Close
Close