0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKD

Zjarr i madh shpërtheu në një deponi në Dobrashinci

- Sot në mesditë  zjarr i madh shpërtheu  në një deponi në fshatin Dobrashinci në të cilën dërgohen mbeturinat e  komunave Strumicë dhe Vasilevë.

Strumicë, 5 gusht 2020 (MIA) – Sot në mesditë  zjarr i madh shpërtheu  në një deponi në fshatin Dobrashinci në të cilën dërgohen mbeturinat e  komunave Strumicë dhe Vasilevë.

Shpërthimin e zjarrit e konfirmoi komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Strumicës, Aleksandar Gudev.

“Morëm njoftim për zjarrin  në deponinë e fshatit Dobrashinci dhe ekipet tona janë dërguar atje. Sipas informatave parësore  zjarri ka përfshirë  sipërfaqe më të madhe, ndërsa era e fuqishme e zgjeron drejt akumulimit “Turija”, “tha Gudev.

Në terren tashmë janë ekipet e NP “Komunalec” të Strumicës,  të cilët filluan me shuarjen e zjarrit.

Deponia në fshatin Dobrashinci është djegur edhe  më 18 dhe 19 qershor të këtij viti. Atëherë zjarri ishte shkaktuar nga  qytetarë të pandërgjegjshëm të cilët kanë lëvizur atje. rt/sa/

Back to top button
Close
Close